Sipas një studimi meshkujt që kanë një qen kanë probabilitet më të lartë për të gjetur të dashur.
Një studim i 3,4 milion njerëzve në moshën 40 dhe 80 vjeçare zbuloi se të kesh një qen redukton me 23% riskun për vdekje nga sëmundjet e zemrës.
Gjithashtu ulë me 20% riskun për vdekje nga shkaqet të tjera.
Studimet e mëparshme kanë deklaruar që qentë lehtësojnë izolimin social dhe depresionin. Këto dy faktorë këto që ndikojnë në rritjen e sëmundjeve të zemrës dhe për një vdekje më të hershme.
Stukuesit shpjegojnë se personat që kanë një qen kanë më shumë aktivitet fizik çka ndihmon në uljen e nivelit të stresit dhe kolisterolit.
Tove Fall, një epidemiolog dhe autori kryesor i këtij studimi, thotë se qeni ju inkurajon që të ecni, ato ofrojnë mbështetje sociale dhe e bënë jetën më kuptimplote.
Studimi tregon se meshkujt që kanë një qen kanë probabilitet më të lartë për të gjetur të dashur.
Nëse sëmuresh dhe shkon në spital dhe ke një qen, ka një motiv më shumë për t’u përpjekur të shërohesh dhe të kthehesh në shtëpi.
Por jo vetëm kaq, nëse keni një qen dhe jeni beqar keni më shuma gjasa që të krijoni një marrëdhënie në krahasim me beqarët e tjerë.
Kjo ndodh pasi njerëzit që kanë qen shihen si më tërheqës, të kujdesshëm dhe të ndjeshëm. Këto janë karakteristika që e tërheqin femrën dhe e bëjnë të mendojë se do jetë një prind i mirë.
