Merren në pyetje 5 të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit.
Në drejtorinë e Policisë së Tiranës prokurori i çështjes së vrasjes së Devi Kasmit, Artur Lulja ka marrë në pyetje 5 të arrestuarit për këtë ngjarje.
Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se të ndaluarit kanë mohuar të kenë lidhje me atentatin e 29 Janarit.
Merren në pyetje 5 të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit
Ndërsa nuk kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin.
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe avokati i caktuar kryesisht i të arrestuarve Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.
Të arrestuarit pritet të dalin të hënën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Prokuroria do të kërkojë ‘arrest me burg’ për ta.
Ata akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje lëndësh narkotike.
04.02.2018