Në rrethana ende të papërcaktuara plotsisht, paraditen e së shtunës autoveturën e një oficeri të policisë rrugore në Gjirokastër e përfshinë flakët.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë të oficerit të policisë rrugore, Akten Hoxha.
Ai banon në lagjen periferike Zinxhira të qytetit të Gjirokastrës. Automjeti tip “Benz” në pronësi të policit ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Fillimisht flakët u konstatuan në pjesën e përparme të mjetit. Në vendngjarje ka shkuar një skuadër e repartit të zjarrfikësve. Ata ndërhynë për lokalizuar dhe eleminuar flakët duke mos lejuar përhapjen e zjarrit në ambientet e shtëpisë. Ende nuk ka një përfundim për shkakun e zjarrit. Burime të rezervuara të policisë thanë se zjarri mund të ketë patur si shkak një qark elektrik të automjetit. Gjithashu nga burime policore mësohet se hetimet e policisë vendore të Gjirokastrës për këtë ngjarje vazhdojnë.
Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani
06.01.2018