Një makinë ka përfunduar në flakë dhe shkaqet ende nuk dihen.
Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se më datë 12.01.2018 në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” ka rënë zjarr.
Automjeti në flakë, shkaqet aksidentale.
Është djegur plotësisht automjeti tip “Benz” që, ka qenë i parkuar në rrugë dhe është në pronësi të shtetasit A.D., 42 vjeç banues në Elbasan.
Sipas policisë lokale, nga veprimet e para hetimore, paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet të ketë qenë aksidentale.
Grupi hetimor, vijon hetimet dhe po punon për përcaktimin e saktë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Të paktën gjer tani, nuk ka asnjë version zyrte për shkaqet.
Për lajm-shqip
Alfrida Danushi