Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thirrur kryeministrin Edi Rama në Berlin, për t’i dhënë verdiktin final nëse do të happen apo jo negociatat e Shqipërisë me BE-në.
Ministri i Jashtëm Dirmir Bushati, deklaroi: Merkel thërret Ramën në Berlin.
Ministri i Jashtëm Dirmir Bushati, deklaroi:
Vizita zyrtare e Kryeministrit Edi Rama dhe takimi i tij. Me kancelaren Angela Merkel do të ndodhë brenda pranverës.
Që do të thotë se kjo vizitë duhet të ndodhë brenda muajit prill, pasi në maj është Samiti i liderëve të BE-së. Ku vendoset për hapjen e negociatave. Bushati deklaroi se edhe ministri i Jashtëm francez do të vijë në Tiranë për të deklaruar vendimin e Parisit zyrtar. Shefi i diplomacisë pranoi se deputetë të CDU-së në Bundestag ende kanë dyshime për vendimin.
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, deklaroi:
Kam pasur diskutime me deputetë të ndryshëm,në komisionin e politikës së Jashtme. Komisionin për çështje evropiane,komisionin e sigurisë, dhe natyrisht që ka një mbështetje të madhe. Sa i përket gjithë procesit të reformave që ka ndërmarrë Shqipëria.Gjermania është një partnere e ndershme dhe kritike e rreptë jo vetëm sa i përket reformave në Shqipëri. Por edhe për vende që sot për sot janë anëtarë në BE”
Barrierë tjetër për Shqipërinë mbetet Holanda.
Në Holandë kemi një koalicion i cili qëndron në këmbë në kuptimin figurativ falë një vote diferencë. Me forca të cilat nuk e kuptojnë qeverinë. Në Gjermani kemi një prani më të shtuar. Të Partisë së Ekstremit të Djathtë,
në Francë kemi lëvizje krejtësisht të re, centrist. Por me një frymëzim pro evropian. Nga ana tjetër, dihet që shqetësimet kryesore të partnerëve evropianë. Dhe ndërkombëtarë të cilët reflektojnë dhe në strategjinë e zgjerimit që publikoi Komisioni Evropian. Kanë të bëjnë me stadin e reformave në fushën e studimit të së drejtës në ekonomi.

Me Francën, çështjet që rroknin emigracionin e paligjshëm janë adresuar në një mënyrë të qëndrueshme. Të qenësishme dhe bashkëpunimi policor në këtë drejtim, ka prodhuar rezultate pozitive të prekshme. Dhe të pranuara, jo thjesht nga Franca dhe Shqipëria që prekeshin nga ky fenomen. Por edhe nga partnerët e tjerë evropianë. Dihet që përgjithësisht vende si Franca dhe Gjermania. Që kanë peshë në vendimmarrjen e Bashkimit Evropian janë ato vende që e thonë të fundit. Përsa i përket anëtarësimit apo fazave të ndryshme të anëtarësimit të një vendi në BE. Mund t’ju siguroj që edhe në raport me Francën, kontaktet dhe bashkëpunimi do të vijë. Veç se rritje gjatë javëve në vijim.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata