Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»FORUM»Mërgata e sotme dhe pararendësit e saj… Kopi Kyçyku
Mërgata
Në foto: Kopi Kyçyku

Mërgata e sotme dhe pararendësit e saj… Kopi Kyçyku

3 vite më parë Komento

Mërgata e sotme dhe pararendësit e saj

Të ngjashme mund të lexoni:

• Për një mjedis të pastër e me kontribut qytetar, ja disa…

• HUMANIZMI, PJESA E NDRITUR E BASHKËJETESËS SË KOMBEVE

• Prania e veprës së Camajt në arealin e shqipes

Mërgata e sotme dhe pararendësit e saj

Mërgimi apo, në të folmen popullore, kurbeti, është një dukuri që nuk mund të analizohet besueshëm. Analizimi mund të bëhet përveçse në rast se e ke përjetuar nga brenda. Ashtu sikurse një beqar nuk është në gjendje të flasë për martesë, apo një ateist – për besimin në Zot.

Mund të dallojmë dy periudha. Periudha e parë, deri më 1990, kur çdo urë kthimi në atdhe ishte e këputur.

Ndërsa e dyta pas vitit 1990, kur zuri të përvijohej tek “të ikurit” dëshira për t’u rikthyer përgjithmonë në shtëpi.

Rikthim, i cili mendohet duke marrë parasysh të gjitha vështirësitë përkatëse, kryesisht me karakter ekonomik-financiar.

Intelektuali Astrit Leka, ish-partizan i orëve të para dhe një prej atentatorëve që jeton në Gjenevë mendon si më poshtë.

“Sa për dyndjen e mijëra shtetasve shqiptarë në ambasadat e shteteve perëndimore në Tiranë, pikërisht në ditën e Shpalljes së Republikës së Kosovës, në ish-Jugosllavi, kjo ka qenë e nxitur nga vetë shteti totalitar shqiptar për arsye antikombëtare, duke shfrytëzuar ndjenjat antikomuniste të masës së të rinjve që mezi prisnin të largoheshin drejt botës së lirë”.

Eksodet dhe emigrimi

Ai ka theksuar se eksodet e egra janë nxitur në vende të ndryshme. Kjo ka ndodhur sa herë që regjimet diktatoriale e kanë ndjerë veten ngushtë.

Madje edhe për interesa elektorale, për t’u dhënë mundësi kundërshtarëve të ikin para zgjedhjeve. Gjithashtu, edhe për ta “trembur” Perëndimin, që të sigurojnë prej tij ndihma financiare.

Kështu ka ndodhur dikur edhe me Fidel Kastron. Në momente të caktuara, lejoi dhe inkurajoi mijëra kubanë të hipnin në anije e të mbërrinin në brigjet e SHBA-ve.

Për Shqipërinë emigrimi është tani një domosdoshmëri. Kjo sepse Shqipëria ka qenë i vetmi vend mesdhetar që nuk përfitoi nga kuotat e emigrimit gjatë një gjysmë shekulli.

Shkak i kësaj ësthë bërë regjimi komunist. Prandaj emigrimi duhet konsideruar si salaksi që u bëhet njerëzve që vuajnë nga tensioni i gjakut.

Emigrantët zënë vende pune të lira. Pas ca kohe ata shndërrohen në minierë që i siguron vendit valutë të huaj brenda një afati të shkurtër. Nuk ka se si të jemi të një mendjeje me zëdhënësit fanatikë të regjimit të atëhershëm të Tiranës, që thoshin se “këta të rinj braktisën nënën e tyre (Shqipërinë, shën. ynë) në agoni, për të shpëtuar veten”.

Përkundrazi, të rinjtë në fjalë e morën me vetëdije rrugën tejet të rëndë të syrgjynit. Rrugë, e cila bëhej pikërisht për të siguruar mjetet e shërimit për këtë nënë në agoni.

Vetizolimi gjysmëshekullor i Shqipërisë

Për vetizolimin gjysmëshekullor të Shqipërisë, u shfrytëzua përvoja e faraonëve, e Neronit, e Hitlerit dhe e Stalinit.

Të mbyllur, siç ishim, mendonim se bota antikomuniste dhe komuniste e lanë Shqipërinë si kopësht zoologjik apo si një rezervàt.

Vende ku të gjithë mund të shihnin ndonjë ditë dështimin e pashmangshëm të të ashtuquajturit komunizëm stalinist.

Disa shfaqje të vandalizmit që pasqyroheshin nga mjetet e informacionit në fillimvitet ‘90, sa herë vinte fjala tek Shqipëria e pasdiktaturës, kanë qenë rrjedhoja logjike të revoltës dhe të humbjes së ekuilibrit tek njerëzit, që reagonin ndaj një regjimi që kishte shtetëzuar gjithçka dhe shtonte se dukuri të tilla ishin vërejtur edhe në vende të tjera ish-komuniste.

Aftësia për t’u përshtatur bën që të shkojmë mirë me grekët (emigrantë në Greqi) dhe me italianët (emigrantë në Itali).

E kështu me radhë, vetëm me një ndryshim: nuk mund të ndihemi askund si në shtëpi, pra si në Shqipëri.

“Ankthi i mërgimtarit”, që nga shqiptarët e diasporës quhet “ëndrra e kurbetliut” shfaqet në të gjithë emigrantët. Ky ankth nuk shfaqet tek të arratisurit pas vendosjes së diktaturës. Kjo ngaqë ata nuk patën fatin e zi ta provonin në lëkurë terrorin komunist.

Nuk duhet harruar brenga e madhe që kishin ata për familjet e lëna në atdhe, që shtypeshin egërsisht nga regjimi.

Shqiptarët në mërgim

Në mërgim shqiptarët nuk kanë parapëlqyer të flisnin me zë të lartë. Pse?

Sepse, sa herë që ndonjë amerikan, kanadez apo zviceran e pyeste për origjinën, sapo merrte që ishte shqiptar, i huaji, dashur pa dashur, bënte lidhjen me çka kishte dëgjuar nga shtypi për Shqipërinë e kohës së Enver Hoxhës dhe, i shtyrë nga një instinkt afektiv i kuptuar keq i njeriut “superior” ndaj shqiptarit, falë prejardhjes së tij etnike, e mëshironte: “Oh, të mjerët ju që nuk keni fat! Sa keq!”.

Në sytë e tij shqiptari përfaqësonte atë “vend të mjerë”, Shqipërinë.Pai ishte shqiptari ai që kish mërguar në vendin e të huajit, jo e kundërta. Kjo mëshirë, sidoqë nganjëherë e çiltër, shumë shpejt filloi t’i dëshpëronte shqiptarët e mërguar.

Këtu zë fill një tjetër problem i yni shterpë, si shumë të tjerë, të ngjashëm me të. E pranojmë që jemi shqiptarë, por a ndihemi krenarë, apo na vjen turp nga përkatësia jonë etnike? Po qe se na vjen turp, turp të kemi që mohojmë vetveten dhe të parët tanë!

Zanafilla

Le të marrim anën tjetër të medaljes. Në rast se nuk na vjen turp për zanafillën tonë, përse nuk e pohojmë, madje me zë të lartë?

Kjo ndodh, për mendimin tim, ngaqë njëra nuk e përjashton tjetrën.

Në fillimvitet ’90 nuk na vinte turp që jemi shqiptarë. Gjithashtu nuk kishim me se të mburreshim përderisa në atdheun nën komunizëm uria dhe të ftohtët bënin kërdinë.

Përderisa Shqiptarët merrnin në sy rrezikun dhe iknin ku të mundnin për të gjetur strehim politik.

Përderisa Shqipëria këqyrej si çdo vend diktatorial i bananeve, apo si shtet i prapambetur afrikan…

Këto nuk mund dhe nuk duhen harruar. Jo të gjithë perëndimorët janë intelektualë.

Për rrjedhojë, jo të gjithë kanë dëgjuar për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Aleksandër Moisiun dhe për të tjerë të ajkës sonë kombëtare.

Ama të gjithë njihnin Enver Hoxhën dhe krahasimi i gjendjes sonë me gjithçka regresive, negative, nuk ishte pa baza.

Si do të na dukej një kongolez që, teksa kërkon strehim politik, deklaron se është krenar për vendin nga vjen?

Krenaria në sytë e perëndimorëve

Cili do të ishte shkaku i krenarisë së tij në sytë e perëndimorëve, të cilët, – mos harrojmë, – na shohin e na zhbirojnë me sytë e tyre, jo me tanët?

Me siguri, do të na pyesnin përse nuk kthehemi sërish në vendin tonë po qe se ndiheshim kaq krenarë për të.

Thënë ndryshe, kur binte fjala për periudhën komuniste, nuk kishim si të tregoheshim krenarë për mjerimin material e shpirtëror, që ishte shtruar këmbëkryq në atdheun tonë.

Po ta bënim këtë, me siguri do të na cilësonin të pasinqertë, madje do të habiteshin.

Mërgimtari lindor

Një artikull në shtypin perëndimor, e krahasonte mërgimtarin lindor me dru-frutorin që rritet drejt qiellit, duke i shtrirë degët drejt ajrit të lirë, i papenguar nga asnjë barrierë.

E, megjithatë, pema nuk mund të jetojë, – e kemi fjalën biologjikisht, – në rast se nuk ka rrënjë të ngulura diku, në një truall, nga ku të marrë palcën e forcën e vet jetike.

Pema e çrrënjosur pushon së qenuri, liria nuk i hyn në punë kushediçfarë, përveçse, mbase, si diçka e dukshme dhe iluzore.

Por, pema që përpiqet të lëshojë rrënjë në një tjetër truall, të ndryshëm nga i veti, rrezikon të mos ngjajë më as me pemët që ka lënë në atdhe, të cilat ka qenë i detyruar t’i braktisë.

Por, as me ato, të cilave ndoshta do të kish dashur t’u ngjante, duke u shkrirë në një mimetizëm të natyrshëm, të shkaktuar nga një instinkt vetëmbrojtjeje;

Ajo ka për t’u shndërruar në një pemë tjetër lloj, si ato që krijohen në mënyrë artificiale me shartim, një farë hibridi, pra, i mbretërisë bimore.

Jetë e re në Perëndim

Megjithatë, shumë shqiptarë kanë filluar një jetë të re në vendet pritëse të Perëndimit.

Vendimi i tyre duhet respektuar, aq më tepër që nuk duhet anashkaluar fakti se në mërgim njeriu i ka të gjitha mundësitë ta njohë më mirë vetveten, ta rizbulojë atë bashkë me vlerat përkatëse. Ndryshe nga çfarë do të ndodhte në kushtet e një jete që do të bënte në atdheun e vet.

Nga ana tjetër, shoqëria perëndimore është tolerante. Dhe, nuk i bëhet kurrsesi pengesë në ruajtjen e identitetit kombëtar, të fituar e të konsoliduar me aq luftë e sakrifica gjatë shekujve.

Grekët e lashtë e quanin të huajin ‘metoikos’, pra individë, dashuria dhe shqetësimet e të cilit ndodhen tjetërkund.

Dhe vërtet: në fund të fundit, ai nuk mund të ketë të njëjtat shqetësime me ato të mjedisit rrethues dhe as që i shfaq atje, ngaqë mund të mos ia kuptojnë.

Nuk është nevoja të përmendim mallin për atdheun që i bren çdo çast mërgimtarët.

Nga ana tjetër, çdo krahasim me vuajtjet, që ndjenë ata që lanë në dheun mëmë, kur u ndanë me të e me të gjithë të dashurit, nuk do të ishte me vend.

Martesat e përziera

Edhe diçka. Në rrafsh afektiv, mund të kesh dy ose më shumë shtetësi, por ke vetëm një kombësi dhe vetëm një atdhe.

Fatkeqësisht, problemi ndërlikohet me brezin e parë dhe të dytë të lindur në mërgim nga martesa të përziera etj.

Kjo, përsa i përket ruajtjes së gjuhës amtare.

Megjithatë, në brezin e tretë është shfaqur një dukuri rikthimi në zanafillë nga pikëpamja kulturore, familjare dhe afektive, çka në kushtet e sotme mund të konkretizohej përmes kërkesës e marrjes së shtetësisë shqiptare.

Në një farë mënyre, të gjithë jemi pjesë e historisë së kohërave në të cilat jetojmë.

Nga njëra epokë në tjetrën

Meqënëse historia ka ciklet e veta evolutive, në bazë të të cilave mund të dallojmë një epokë nga tjetra, edhe veprimtaria jonë ka etapat përkatëse me një fillim e një mbarim.

Në këtë mënyrë, mund të orientohemi më mirë në larminë dhe shumësinë e ngjarjeve, të cilat, të marra së bashku, ngjizin historinë e botës.

Më tej, mund të pohojmë se mbyllja e një cikli nuk do të thotë se gjithçka merr fund aty.

Por, në shumicën e rasteve, një fund mund të shënojë një fillim të ri, më të mirë dhe më të frytshëm.

Mërgata antikomuniste shqiptare, pjesa e shëndoshë e saj, ka dëshmuar gjithnjë gjykim të drejtë dhe të kthjellët, që mund të shërbente si shembull për vëllezërit në atdhe.

Tani mërgimtarët e sotëm e kanë punën deridiku më të lehtë.

Mjaft të çapiten në gjurmët e ndritshme të pararendësve për të çelur shtigje të reja. Në pajtim me gjendjen e re të krijuar e me kërkesat që shtron demokratizimi i pandalshëm i shoqërisë shqiptare. Me këtë, kemi parasysh, ndër të tjera, popullarizimin e parreshtur të vlerave tona kombëtare në botë, fuqizimin e lidhjeve të Shqipërisë së rilindur me vendet mike dhe marrjen e përvojës më të mirë që këto kanë.

Veçanërisht në organizimin shtetëror e në ligjshmëri, në ekonomi, në tregti etj.

Mërgimi, një formë ndëshkimi

Nga enciklopeditë dimë se mërgimi është një formë ndëshkimi. Përmes saj, një person apo një grup njerëzish, janë të detyruar të braktisin vatrat nën kërcënimin e burgut apo të dënimit me vdekje.

Kjo ka qenë kështu deri dje. Atëherë kishim edhe një mërgim të brendshëm, nëse mund ta quajmë kësisoj: ndërrimin me forcë të vendbanimit, apo internimin.

Në këtë vazhdë, mërgimi i detyruar, siç ishte në mënyrë të veçantë rasti i kundërshtarëve politikë me peshë të regjimit komunist të Tiranës, përdorej nga ky i fundit si mjet për t’i penguar të organizonin luftën antikomuniste. Duke u lënë në këtë mënyrë të kuptonin se nuk do të gëzonin nderimet që u takonin pas vdekjes.

Duhet të bëjmë dallimin midis ikjes, arratisjes nga kampi komunist dhe dërgimit në vise të tjera të largëta e të prapambetura, larg familjes, të afërmve dhe miqve.

Kundërshtarët

Aty ku dikur krerët e shteteve degdisnin me afate të gjata ata që nuk ishin në një mendje me ta, pra kundërshtarët.

Një i tillë ka qenë edhe poeti latin Ovidi, i cili e ngrysi jetën në Konstancë të Rumanisë.

Dante Aligieri i ka përshkruar si askush tjetër vuajtjet e mërgimtarit në Komedia Hyjnore (Parajsa XVII: 55-60):

“Do të lesh pas gjithçka që dashuron / më fort; dhe kjo është shtiza / që harku i mërgimit të parën lëshon / Do të provosh sa e shëllirtë është shijëza / e bukës së të huajit dhe sa e rëndë është / të ngjitësh e të zbresësh të të tjerëve shkallë”.

Tani që kufijtë shtetërorë po hiqen dhe po integrohemi në Europë, nuk bëhet më fjalë për mërgim të mirëfilltë, klasik e as për internim.

Europa me shpejtësi po fiton atributet e një shteti të madh e të vetëm, qytetarë të të cilit jemi. Natyrisht duke ruajtur të gjitha tiparet kombëtare që na kanë lënë të parët tanë.

 

Për Lajm Shqip

Akademik, Kopi Kyçyku
08.11.2017

 

e sotme forum KOPI kycyku mergata pararendesit shqiptaret 3 vite më parë
admin
Etiketime e sotme forum KOPI kycyku mergata pararendesit shqiptaret
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Itali… Vrasja e Migena Kellezit, dalin detaje të reja

Pasardhëse

Kapriçiot e motit nuk kanë fund. Ja disa pamje fotografike

Të Ngjashme

‘Sindroma e megalomanisë’ Rama nxjerr kokën pas Mei, më pas vrapon tek Tramp…

‘Sindroma e megalomanisë’ Rama nxjerr kokën pas Mei, më pas vrapon tek Tramp…

admin 2 vite më parë
Vetting-u: Asnjë gjyqtar apo prokuror, nuk do të mbetet jashtë ‘krehrit’ të tij

Vetting-u: Asnjë gjyqtar apo prokuror, nuk do të mbetet jashtë ‘krehrit’ të tij

admin 3 vite më parë
’14 vjeç dhëndër’ kurorëzohet në malin e Sopotit të Librazhdit

’14 vjeç dhëndër’ kurorëzohet në malin e Sopotit të Librazhdit

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com