Sherri mes dy kushërinjve në Memaliaj përfundon në dhunë fizike, grushta e shkelma. Njëri prej tyre është arrestuar.
Memaliaj: Sherri mes dy kushërinjve përfundon në dhunë. Njëri arrestohet…
Njëri prej tyre që sipas dëshmitarëve e degjeneroi sherrin në dhunë është arrestuar nga policia e komisariatit të Tepelenës.
Burime nga policia vendore bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D.M. 36-vjeçar, banues në qytetin e Memaliajt.
Shkaku i arrestimit sipas policisë është se në lokalin e tij, ai ka goditur me grushta djalin e hallës, shtetasin L.M, 42 vjeç.
Sipas dëshmitarëve, askush nuk kuptoi shkakun dhe motivet e sherrit mes dy kushërinjve.
Shkaku nuk bëhet i ditur as në komunikatën e policisë, por mësohet se çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Engjëll Serjani
07.02.2018