Një muaj më parë babai i Meghan Markle tha se ai do të donte të shoqëronte vajzën e tij në altar.
Por thuhet se aktorja 36-vjeçare ka të tjera plane për ditën e saj të madhe.
Meghan Markle drejt altarit me nënën e saj.
Pas fejesë së saj me Princ Harryn, Thomas Markle, tha se do të donte shumë që ai të merte pjesë në dasmën mbretërore më 19 maj në Windsor Castle.
Thomas Markle jeton në Meksikë, shkruan syri.net.
Megjithatë, sipas “E! News”, Meghan i ka kërkuar nënës së saj që ta shoqërojë atë në vend të babait.
Kjo lëvizje do të ishte një tjetër thyrje e traditës nga Markle, pasi nuset zakonisht shoqërohen në altar nga baballarët e tyre dhe jo nga mamatë.
Por zgjedhja e saj nuk na ka habitur, pasi ajo ka folur edhe më parë për dashurinë dhe respektin që kishte për mamanë e saj.
Mamaja e Meghan u divorcua nga babai i saj kur ajo ishte vetëm 6-vjeçe.
Ne ja kalojmë kaq mirë me njëra-tjetrën, dhe unë gjithmonë gjej kaq shumë mbështetje tek ajo.
Ajo është më shumë si shoqe e më pas si mama,- është shprehur Meghan më parë.
www.lajm-shqip.com