Eleni Foureira u rendit në vendin e dytë në Eurovizion. Shqipëria vlerësoi mbrëmjen e djeshme me 12 pikë Italinë dhe me 10 pikë Qipron. Mediat greke me gjithë dashakeqësinë e tyre nuk e lanë aspak pa e komentuar këtë gjë.
Pavarësisht se Eleni ishte 93 pikë larg nga vendi i parë, sipas mediave greke 2 pikët që nuk i dha Shqipëria, të cilat matematikisht nuk e nxirrnin aspak fituese, mund t’i kishin dhënë asaj mundësinë që të dilte e para.
Mediat greke fajësojnë Shqipërinë për renditjen e Elenit në vendin e 2-të…
“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Netta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.
I mbetet Elenit të mos bie pre e provokimeve tinëzare të medias greke.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
13.05.2018