Media italiane: Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për trafikun e 2 ton marijuanë…
Mediat italiane shkruajnë se në Shqipëri është arrestuar një person i shpallur në kërkim për trafikimin e 2 tonëve marijuanë përmes detit.
Autoritetet italiane informojnë se përgjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare është arrestuar në Shqipëri trafikanti i kërkuar i drogës Armano Elezi.
Prokuroria e Pesaros e kishte shpallur person në kërkim ndërkombëar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, shkruan Ora News.
Armano Elezi mundi t’i shpëtoj ndjekjes së policisë italiane pëgjatë një operacioni antidrogë ekzekutuar më 2016 në komunën e Fanos në provincën e Pesaros ku u arrestuan 5 trafikantë të tjerë shqiptarë të cilët sapo kishin trafikuar rreth 2 tonë marijuanë përmes detit. Armano Elezi i kishte shpëtuar arrestimit duke përfotuar nga errësira e natës.