Lajme-Shqip.com denoncoi më parë skandalin e drejtorit të shkollës pasi detyronte nxënësit të jepnin lekë për stola.
Skandali u regjistrua në shkollën e fshatit Podgorie të rrethit të Korçës. Drejtori Aleks Bezati i shkollës “Nefail Rozani” detyronte nxënësit të paguanin 500 lekë të vjetra.
Zhvatja e lekëve kryhej me justifikimin se do vendoseshin stola në oborrin e shkollës.
Pas publikimit të skandalit, drejtori i shkollës reagoi duke mohuar rastin në fjalë. Për të qënë korrekt, ne kontaktuam me vet nxënësit e shkollës. Me zë dhe figure ata konfirmojnë skandalin në fjalë.
Janë pikërisht nxënësit të cilët pohojnë se drejtori i shkollës i ka detyruar të paguajnë 200-500 lekë.
Ndonëse është hartuar projekti nga bashkia e Maliqit për vendosjen e stolave dhe ndërtimi i lulishteve, kjo nuk ka ndodhur.
Thuhet se projekti përfshinte rikonstruksionin e shkollës dhe ambjentin jashtë saj por gjithçka ka mbetur në letër.
Mendohet se është realizuar projekti por thjesht në zyrat e pushtetarëve.
Më poshtë keni skandalin e drejtorit të shkollës, me zë dhe figurë:
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj