Nëqoftë se, Prokuroria do t’i lërë në burg, të gjithë protestuesit kuksianë…Atëherë, kjo do të bëhet, vetëm me urdhër të Ramës. Pasi, Prokuroria e Kukësit nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për të mbajtur nën arrest, protestuesit ,
Me urdhër të Ramës, Prokuroria dërgon në burg, të gjithë protestuesit
Gjithsesi, për 18 prej banorëve të Kukësit, që u ndaluan për protestën, Prokuroria do të kërkojë ‘arrest me burg’. Ndërkohë që për pesë të tjerë do t’i parashtrohet gjykatës, kërkesa për të vendosur masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria argumenton, se masa e arrestit në burg, për 16 prej të ndaluarve, është kërkuar. Duke vlerësuar provat e deritanishme, por edhe materialeve të referuara nga policia lokale. Prokuroria thotë se, gjatë kësaj proteste u plagosën 12 efektivë të policisë. Ndërkohë që u dëmtuan nga gazi lotsjellës dhe katër protestues. Për ata që kërkohet arresti, pretendohet se ka prova, por dhe shkalla e. dhunës e përdorur prej tyre. Ndërkohë që për 5 të tjerët kërkohet detyrimi me paraqitje duke ju referuar moshës, dhe rrezikshmërinë. Sipas Prokurorisë, protestuesit, kishin dorëzuar kërkesë për tubimin e 31 marsit, por policia nuk u kishte kthyer përgjigje. Ndërsa, sapo janë grumbulluar, sipas prokurorisë, protestuesit kanë filluar sulmin duke goditur me sende të forta e duke djegur pikat ku do të paguheshin taksat për rrugën.
Por, për shkak se është vendosur, që seancae vlerësimit, të zhvillohet në Kukës, policia lokale, ka kërkuar masa shtesë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Por nga ana tjetër, për shkak se ndryshimet ligjore në kuadër të reformës, përcaktojnë daljen njëkohësisht të të arrestuarve para gjykatës. Kafazi i gjykatës Kukës nuk e ka hapësirën e mjaftueshme për t’i mbajtur të 23 të ndaluarit.
Këto ishin pretendimet e prokurorisë së Kuksit. Por deri në ç’masë janë të vërteta këto pretendime të prokurorisë, dhe a është ajo e ndikuar nga ndonjë faktor superior, jashtë sistemit ligjor. Siç mund të jetë, vetë Kryeministri Edi Rama…?
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili