Më shtrenjtë dhe më keq. Kjo është gjendja e arsimit sot.
E pranon vetë INSTAT- i. Shpenzimet për arsim të familjeve shqiptare janë dyfishuar. Tarifat e arsimit të lartë janë rritur progresivisht që nga 2013. Kjo, për të gjitha ciklet e studimit. Madje pagesat për master në Shqipëri, janë më të larta se vendet e BE-së.
Ndërsa cilësia e diplomave, vazhdon të kapë funde të paparashikuara.
Përjashto diplomat e shkencave mjekësore, destinacioni i të cilave është emigrimi. Të tjerat janë zhvlerësuar ndjeshëm.
Opinion/Më shtrenjtë dhe më keq, kjo është gjendja e arsimit sot
Shpezimet në ciklin parauniversitar lidhen me shtrenjtimin e paketës së librave e mjeteve mësimore.
Të gjitha çmimet e tyre janë gati dyfishuar, në krahasim me 2013-ën.
Përkundër kësaj, cilësia e mësimdhënies, për shkak të politikave të gabuara, vazhdon të bjerë. Dhe procesi mësimor ka humbur vlerën e tij reale.
Gjendja katastrofike e arsimit sjell pasoja të pariparueshme për një shoqëri dhe për një vend.
Arsimi është në alarm!
Luçiano Boçi
12.10.2018