Me fondet e Qeverisë, rikonstruktohet një shkollë në fshat…
Ndërsa Bashkia e Librazhdit nuk ka patur mundësi financiare.
Vetë shteti ka mundësuar rikonstruksionin e një shkolle fshati.
Bëhet fjalë për shkollën e mesme të bashkuar në fshatin Zgosht të Librazhdit.
– “ Me ndihmën e Qeverisë Shqiptare, bëmë të mundur nisjen e rikonstruksionit total të Shkollës së Mesme të Bashkuar në Zgosht.
Ky fshat është pjesë e Njësia Administrative Lunik”. Kështu ka pohuar kryebashkiaku i Librazhdit.
Rikonstruksioni përfshin edhe ndërtimin e një sistemi ngohjeje qëndrore, në kushte dhe standarde më të larta.
Investimi kap shifrën e rreth 55 milion lekëve dhe afati i përfundimit është pesë muaj.
Ndryshimi rrënjsor i kësaj shkolle fshati, bën të mundur ofrimin ndaj çdo mësuesi mundësinë për kushte sa më optimale pune.
Por, edhe për të gjithë nxënësit për një arsim sa më cilësor e afër standardeve të ambienteve me shkollat europiane.
Fondi në fjalë përfshin edhe ndërtimin e laboratorëve të ndryshëm, sipas lëndëve për këtë shkollë të Bashkuar.
Alfrida Danushi
30.01.2019