Me apartament në kryeqytet, i digjet shtëpia e vjetër në fshat
Një 57 vjeçar nga Dibra kishte kohë që e kishte braktisur fshatin. Ai kishte ndërtuar jetën e tij në kryeqytet.
Me apartament në kryeqytet, i digjet shtëpia e vjetër në fshat
Ndërkohë, shtëpinë e tij në fshat e vizitonte gjatë muajve të verës.. Por fatkeqsisht, në kujtim të pronarit, ka mbertur vetëm fotografitë, që mund të ketë me vete. Ajo është djegur natën e mbrëmshme. Sipas burimeve policore, në fshatin Brezhdan, në banesën e braktisur të shtetasit F.R., vjeç 57, banues në Tiranë, ka rënë zjarr.
Janë djegur fillimisht trarët e më pas ato shemben mbi ndërtesë. Banesa ishte tejet e vjetër dhe e braktisur prej vitesh. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër.
Policia e klasifikon për ngjarje aksidentale.
Alfrida Danushi
18.12.2018