Mbyllet shkolla e Mifolit, reduktohen nxënësit.” Mungesa e kushteve minimale të higjenës, ngrohjes ,standarteve mësimore, ka reduktuar numrin e nxënësve në shkollën 9-vjeçare të Mifolit.
Mbyllet shkolla e Mifolit, reduktohen nxënësit
Shkolla” Ilia Kiçi Dashi”, prej 20 vitesh është vendosur në ambientet e një ish-magazine ushqimore. Ku lagështia dhe mungesa e higjenës nga viti në vit reduktuan nxënësit. Shkolla si godinë është nën juridiksionin e Bashkisë së Vlorës. E cila në buxhetin e këtij viti nuk pati një zë të veçantë për restaurim të pjesshëm apo tërësor të shkollave të fshatrave. Të njëjtin fat duke se do të kënë edhe gjashtë institucione të tjera arsimore në rrethin e Vlorës. Kushtet minimale, duket se i kanë detyruar prindërit e rreth 40 fëmijëve ti rregjistrojnë ata në Novoselë. Rreth 5 kilometra larg. Në Mifol do të qëndrojë vetëm kopshti. Klasa e vetme e të cilit do të aksesojë të njëjtat ambiente. Ambientet që ju shihni do të akomodojnë për 9 muaj fëmijët nga 3 deri 6 vjeç. Të cilët do të qëndrojnë këtu mes lagështirës dhe të ftohtit. Shkolla e Mifolit është një këmbanë për vemendje drejt institucioneve arsimore në fshatra. Shpesh herë mungesa e tyre detyron mjaft fëmijë të braktisin shkollën, për shkak të largësisë.
Jerola Ziaj
07.09.2018