Mbyllet dosja e aktorit që u vra nga ish e dashura, zbardhet autopsia
Mbyllet dosja
Është mbyllur hetimi në lidhje me vrasjen e aktorit të njohur, Vatan Sasmaz.
Ai u ekzekutua nga ish e dashura e tij, modelja Filiz Akel, në fund të muajit gusht.
Dosja me hetimin e plotë është dorëzuar me të dhënat e të reja dhe, pas shqyrtimit, është mbyllur.
Pas raportit të autopsisë së Filiz Akel, dosja erdhi në fazën përmbyllëse.
Incidenti u regjistrua si vrasje dhe më pas vetëvrasje nga Filiz Akel, pas polemikave që pati me ish të dashurin, Vatan Sasmaz.
Sasmaz u qëllua dhe u vra nga Akel, në një hotel me 5 yje në Besiktas.
Pas vrasjes, Akel kreu edhe vetëvrasje me të njëjtën armë.
Pak ditë më parë, raporti i autopsisë zbuloi se Filiz Akel kishte nivel të lartë alkooli në trup.
Dhe se vrasjen e ka kryer në presion të lartë psikologjik e mendor.
12.12.2017