Mbyllen bizneset në Korçë, tregëtarët kërcënojnë. Dhjetra biznese në qytetin e Korçës janë mbyllur ditën e sotme. Ndërsa tregëtarët kanë kanë dalë në protestë kundër vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël.
Tregëtarët e pazarit të Korçës kanë protestuar në mënyrë paqësore, protestë e cila ka zgjatur dy orë.
Të indinjuar dhe të shqetësuar ata kanë pohuar se TVSH-ja është e papërballueshme.
Mbyllen bizneset në Korçë, tregëtarët kërcënojnë.
Ndërsa shtojnë se rritja e saj i çon ata drejt falimentimit. Dhjetra tregëtarë kanë kërkuar përgjysmimin e vlerës së TVSH-së , deri në 1 milion lekë.
“Nuk mund të rrisim cmimet, sepse fuqia blerëse e konsumatorëve është e ulët. Kërkojmë që tvsh për produktet e shportës të shkoje 6%. Do përshkallezojme protestat deri në reagimin e qeverisë” kanë përfunduar tregëtarët.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj