Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me mbresat që i kanë mbetur nga mbrëmja e një nate më parë.
Presidenti Meta shpreh mbresat e tij nëpërmjet një postimi.
Ai ishte i pranishëm në festën e Finlandës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Meta ka treguar edhe arsyen e tij pse nuk mund të mungonte në një festë të tillë.
Sipas Presidentit Meta, Finlanda është vend i bukur falë patriotizmit dhe bashkëpunimit.
Mirëmëngjesi miq!
Finlanda ky vend i bukur falë njerëzve të sakrificës, patriotizmit, punës, dashurisë, tolerancës e bashkëpunimit, ka arritur në 100 vjet të jetë vend lider për mjedisin e gjelbërimin.
Gjithashtu, vend lider në demokracinë e të drejtat e njeriut, inovacionin e teknologjinë.
Kjo falë investimit për edukimin e fëmijëve dhe rinisë.
Ndaj s’mund të mungoja mbrëmë në Festën e Finlandës nga e cila duhet të mësojmë më shumë.
Shkruan noa.al.
www.lajm-shqip.com