Mbrëmjen e djeshme, ‘Top Media’ organizoi festën e fundvitit.
Por, ajo që u vu re në këtë festë, ishte mungesa e Lori Hoxhës.
Mbrëmjen e djeshme, festa e fundvitit e ‘Top Medias’
Të pranishmit dhe të gjithë ata që ndjekin botën e showbizit në Instagram, ngritën pyetjen se pse mungonte blogerja.
Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e ka dhënë vetë Lori me një postim në Instagram, ku shkruhej:
“Kur Grinçi nuk mund të gjente një veshje që i pëlqente dhe tha:
‘Ok, kaq ishte! Nuk po shkoj fare’ e ndjeva vetë këtë!”
Mesa duket në mesin e të gjitha veshjeve që ka pasur në dollap, Lori ka bërë zgjedhjen më rebele, nuk ka shkuar fare në festë.
19.12.2017