Mbrëmjen e djeshme, një shqiptar është plagosur lehtë, pasi është shtypur me makinë nga një italian.
Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë dhe paraprakisht dyshohet se për motiv ka pasur xhelozinë.
Mbrëmjen e djeshme, italiani shtyp me makinë shqiptarin
Gjithçka nisi pasi shqiptari 20 vjeç, ka telefonuar ish të dashurën e tij, tashmë në një lidhje me një italian 30 vjeç nga Katania.
Ky i fundit është bërë xheloz dhe ka lënë një takim me shqiptarin.
Kur shkoi në vendin e takimit të fiksuar me 30-vjeçarin, i riu gjeti dy persona të panjohur që u përpoqën ta godisnin me shkopinj.
Shqiptari ia mbathi por e arrin një Mercedes që drejtohej nga katanezi, i cili tenton të shtypë me makinë të riun.
Shqiptari, i cili pësoi lëndime të lehta në gjunjë dhe krahë arriti të lajmëronte policinë.
Kjo e fundit bëri të mundur arrestimin e katanezit.
Ndërsa, dy agresorët e parë nuk janë identifikuar, raportojnë mediat italiane.
22.12.2017