Gjatë ditës së sotme në Korçë u zhvillua mbledhja e shtabit, ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.
Flet prefekti Dhori Spirollari:
Aktualisht situata e normalizuar në Korçë. Diga për të mbrojtjur nënstacionin e Zëmblakut ishte një ndër ndërhyrjet më të vështira, por u menaxhua me sukses dhe ne arritëm të bënim shkarkimet e ujrave pa shkaktuar dëme të mëdha. Dëmet e tjera do të evidentohen në ditët në vijim, por janë minimale. Konstatuam se në të gjithë qarkun ishin marr masa paraprake dhe kjo na ndihmoi për të përballuar situatën.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj