Mbërrijnë mëngjesin e sotëm eshtrat e Mid’hat Frashërit, Berisha: Historia nuk qe e drejtë…
Mëngjesin e ditës së sotme kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit. Në ceremoninë pritëse kanë marrë pjese historianë, qytetarë artdashës, figura të njohura të vendit, ndër të cilët edhe ish-kryeministri Berisha.
Berisha e konsideroi Mid’hat Frashërin promotor të luftës për liri, burrë të madh që i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë, por që në fund historia nuk qe e drejtë me të.

Mbërrijnë mëngjesin e sotëm eshtrat e Mid’hat Frashërit, Berisha: Historia nuk qe e drejtë…
Ja si u shpreh Berisha i pyetur nga gazetarët:
“Mid’hat Frashëri, promotor i pareshtur i luftës për liri. Mid’hat Frashërit, ky burrë i madh i dha Shqipërisë, gjithçka kishte më të shtrenjtë. Kryesoi, bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit të shpalljes së pavarësisë, anëtar i qeverisë së parë të Ismail Qemalit, një studiues dhe kolos i letrave, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i ballit Kombëtar.
Pas lufte, i përzgjedhur nga anglo amerikanët për kryeministër të Shqipërisë së lirë të çliruar nga diktatura, për përmbysjen e Hitlerit shqiptar Enver Hoxhës, vasal të Jozif Broz Titos.
Atij që në një akt hakmarrës do të urdhëronte eliminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në Nju Jork duke e përdorur falangat e tij terroriste.
Pavarësisht se historia nuk ka qenë e drejtë për Mid’hat Frashërin, ai sot vjen e pushon në qiellin e atdheut të tij, i nderuar nga mijëra shqiptarë, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, përfunduan në koshin e plehrave të historisë”, tha Berisha.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
14.11.2018