Mazhoranca dhe opozita “ndeshen” live në emision , çfarë po ndodh…
Gazetari dhe analisti Shpëtim Nazarko dhe demokrati Flamur Noka janë përfshirë në debate të ashpra mes njëri-tjetrit.
Teksa ishin të ftuar në emisionin “Dritare” në News24, demokrati Flamur Noka hodhi akuza ndaj mazhorancës.
I menjëhershëm ishte reagimi i analistit të njohur i cili e akuzoi se kishte vjedhur vota në mes të Tiranës, në vitin 2011.
Ai vijoi më tej kur përmendi zgjedhjet e vitit 2019, kohë në të cilën kryetar bashkie u zgjodh Lulzim Basha në vend të Edi Ramës.
“Ke vjedhur vota në mes të Tiranës në 2011, ke gojë dhe flet. Me zë dhe me figurë i ke, se ke qene edhe ministër i Brendshëm ti. Popullin budalla e dini ju. Populli s’ka ç’bën se s’ka shpresë dhe tek PS ndaj po ikin nga sytë këmbët njerëzit,”- është shprehur gazetari i njohur për publikës.
Diçka e tillë nuk shpëtoi pa u komentuar nga demokrati Noka.
“Në vitin 2011 është numëruar vota live, ka qëndruar aty edhe ambasadori i SHBA, Arvizu bashkë me stafin e tij. Ka pasur vlerësim ai proces. Në 2011 u shenjtërua vota e çdo shqiptari,”- u përgjigj Noka.
Erjona Keta
05.03.2019