Mat: Bie në kontakt më korentin vdes 35 vjeçari nga fshati Rrethe Bazë…! Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mat. Raportohet se një person ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Mat: Bie në kontakt më korentin vdes 35 vjeçari nga fshati Rrethe Bazë…!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrethin Mat. Viktimë ka mbetur një 35-vjeçar nga fshati Rrethe Bazë. Raportohet se një person ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. 35 vjeçari që humbi jetën është identifikuar si Roland Bruci. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet.
Kjo ishte një tjetër ditë e zezë në Shqipëri pasi dhe dy persona ë tjerë humbën jetën në Shkodër, një biznesmen 50 vjeçar ra nga kati i pestë i banesës ku jetonte. Ndërsa një polic, efektiv i komisariatit të Shkodrës, i dha fund jetës duke u vetëmbytur në lum.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili