Maskat e armatosura vjedhin xhiron e të dashuruarëve.
Kanë pritur mbylljen e lokalit, për t’ju turrur pronarit të lokalit të maskuar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 23.30 në lagunën e Patokut në Kurbin.
Ështe grabitur, Seit Sinani, i cili sapo ka mbyllur lokalin e tij.
Papritur i janë shfaqur dy persona me maska dhe të armatosur.
Maskat e armatosura vjedhin xhiron e të dashuruarëve
Grabitësit i kanë marrë xhiron ditore, rreth 5 milionë lekë të vjetra, ndërsa pronari ishte me bashkëshorten.
Shpejt, ai ka lajmëruar policinë.
Mësohet se janë shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje për ngjarjen.
Grabitësit kanë patur informacion, se xhiroja ditore e Seit Sinanit ishte e majme, pasi përkonte me ditën e të dashuruarëve.
Dhe kanë synuar se e dinin për një shumë të madhe parash.
Dy personat e armatosur dhe me msaka, pasi kanë realizuar grabitjen, janë larguar me një automjet pa targa.
Policia po heton këtë ngjarje, e ndodhur në lagunën Patok të Kurbinit.
Ahmet Zani
15.02.2018