Tetë autobusë me pasagjerë, makina të vogla dhe kamionë të transportit të mallrave nuk kanë mundur të udhëtojnë as këtë të diel nga porti i Vlorës drejt Brindizit.
Duke plotësuar 48 orë black out.
Qytetarët mbesin të bllokuar tek porti i Vlorës.
Të shtunën lundrimi u bllokua për shkak të motit të keq dhe pamundësisë së tragetit për tu ankoruar në port.
Ndërkohë agjensitë vijuan normalisht shitjen e biletave për të dielën.
Ndërsa lundrimi nuk kryhet të dielën sipas kalendarit portual.
Kjo solli përplasje mes udhëtarëve dhe agjencive.
Ndërsa siguria e portit për rreth 40 min nuk lejoi mediat të hynin.
Pasagjerët thonë se kjo situatë nuk është normale.
Ata shtojnë se valixhet e tyre me sendet personale gjenden prej 48 orësh në port.
Kreu i portit të Vlorës, Admir Malaj sqaroi jashtë kamerave.
Janë agjensitë ato që duhet të kishin njoftuar pasagjerët për lundrim të hënën dhe jo të dielën.
Për të zgjidhur ngërçin zyrtarisht u komunikua edhe me shërbimet portuale të Brindizit për të kryer përpunimin e pasagjerëve këtë të diel.
Por pala italiane nuk ofron shërbim jashtë kalendarit zyrtar të lundrimit nga Shqipëria.
www.lajm-shqip.com