Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KULTURE»Masat antikrizë (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com)
Masat antikrizë (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com)

Masat antikrizë (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com)

8 vite më parë Komento

Masat-antikrize, lajm-shqipA duhet të reflektojë arti avangard atë çfarë ndodh në jetën e një vendi? Tetë muaj nga Festivali i Porto-Palermos, një event i cili mori format e një arti avangard, Andi Tepelena dhe Klodian Deda, dy organizatorë të këtij eventi kërkojnë ta mbajnë gjallë debatin mbi artin bashkëkohor sot. Duke u nisur nga tema e festivalit “Kriza, sistemi dhe ndryshimi”, ata kanë nisur një cikël bashkëbisedimi me studentë të Fakultetit të Arteve. “Kriza është ulur këmbëkryq prej kohësh dhe nuk po i duket fundi, ndaj ne menduam që masat antikrizë (në sensin shpirtëror) duhet të shtrihen përtej harkut të zhvillimit të festivalit”, thotë Tepelena. Ai zgjodhi t’i japë festivalit një frymë avangarde, pasi “Avant garda si komponent i bashkëkohores, është një kritikë ndaj status quo të realitetit politiko–kulturor, është provokative, urgjent, aktivizëm, inovacion, aksion, një lloj alarmi intelektual”. “Në një periudhë si kjo e sotmja të dominuar nga industria e spektaklit, apo media, është ulur ndjeshëm shpirti kritik. Ndaj nevojitet një ideologji e progresit jo hermetizëm elitar”, thotë ai. Platforma artistike që ata kërkojnë, paraqet një alternativë ndaj pikturës formaliste moderniste që mësohet në Akademinë e Arteve, duke vënë në krizë rendin e vjetër simbolik, regjistron dështime dhe suksese të reja që një krizë e tillë mund të hapë. Në festivalin e ideuar prej tyre pati një hapje ndaj gjuhëve eksperimentale të artit, si video, instalacioni, performancë, muzikë etj., duke e bërë publikun të jetojë një rrjedhë të pandërprerë situatash, perceptimesh e përvojash estetike. Klodian Deda ka qenë kurator i festivalit të Porto Palermos 2012. “Arti bashkëkohor në Shqipëri është emergjenca konstruktive e një të ardhmeje të përshpejtuar dhe eksperimentale. Plateja që më ofroi ky event u shkon për shtat tendencave të mia pa kompromise drejt avangardave të shprehjes së lirë…..si pjesë laboratorike për të investuar mbi promovimin dhe hapësirave të reja në këtë vend të vogël në zemër të Ballkanit”, thotë Deda. Si artist ai është i ndjeshëm ndaj gjithçkaje që ndodh sot në artin pamor në vend. “Shqipëria ndodhet përballë një presioni të madh politik, për të përshpejtuar prezencën e saj në vendet anëtare të BE-së, kjo shkakton një ankth jonatyral mbi kulturën e re, që po lind dhe do të lindë. Ky ankth bën të mundur një “josistem” të artit bashkëkohor në vend”, thotë ai. Deda e sheh shtetin larg asaj që ndodh sot në artin bashkëkohor. “Shteti është larg artistëve emergjentë, pasi nuk arrin të kuptojë se brezat emergjentë janë pikërisht ata, që sjellin fryma të reja dhe tendenca interkulturore.  Arti avangardë  (pjesë pararendëse e artit bashkëkohor) paraprin të ardhmen dhe ideologjitë futuriste, ai nuk njeh kompromise, pasi në thelb është: i paparashikueshëm, i guximshëm, social, antiutopik, informal dhe projektues. Pse jo Tirana të mund të kthehet në një vend që do mund të ftojë hapur tendencat eksperimentale të artit avangardë rajonal, pra një pikë e re në hartën ndërkombëtare…”, thotë Deda. Dhe jo pa qëllim ata kanë zgjedhur studentët e Tiranës, për të hapur diskutimin mbi artin sot. “Tirana rritet në mënyrë të vazhdueshme, të pasigurt, por energjike. Tirana e së ardhmes së përshpejtuar fsheh lëvizje poshtë një realiteti akoma të brishtë dhe i nevojiten destinacione të reja që mund të funksionojnë….destinacionet e reja aktivizohen nga artistët e rinj dhe Akademia e Arteve të Bukura është simboli i frymëve të reja. Hyrja në skenë e artistëve të rinj rigjeneron një dialog të ri të artit me realitetin social, duke marrë pjesë në të jo si individë, por si parashtrues të rregullave të reja, krijimin e një “ajri” frutdhënës dhe të guximshëm …Energjitë e reja të mos bazohen mbi struktura ekzistuese, por të krijojnë dritare të reja komunikuese në hartën kombëtare apo ndërkombëtare…”, thotë Deda. Për të, është koha për një manifest për evolucionin kulturor, për një rinovim, apo investim mbi artin eksperimental. “Ne jemi tani në një kohë për të ribërë të gjithën. E bukura qëndron këtu… për të ribërë të gjithë. Nuk është ky sensi i vërtetë i artit emergjent?”, thotë Deda.

02.05.2013

Burimi: Gazeta Shqip

Akademinë e Arteve ambasada amerikane tirane Andi Tepelena banka e shqiperise edi rama edi rama rilindje ekonomia Fiks Fare gazeta gazeta dita gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta sot gazeta tema gazetat shqiptare Klodian Deda kriza kulture makine Masat antikrizë Ndryshe Newborn online policia shteti thashetheme top channel www.gazeta mapo.al 8 vite më parë
admin
Etiketime Akademinë e Arteve ambasada amerikane tirane Andi Tepelena banka e shqiperise edi rama edi rama rilindje ekonomia Fiks Fare gazeta gazeta dita gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta sot gazeta tema gazetat shqiptare Klodian Deda kriza kulture makine Masat antikrizë Ndryshe Newborn online policia shteti thashetheme top channel www.gazeta mapo.al
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Gruaja gjen hajdutin në dollap, e…

Pasardhëse

Ulje-ngritjet e të ardhurave nga shitja…

Të Ngjashme

Ngrin fondi i Festivalit të të rinjve

admin 9 vite më parë

Si mund të bëhesh më inteligjent (Burimi: Ikub, www.ikub.al)

admin 8 vite më parë

Arti fotografik nudo (Burimi: Gazeta Shqiptarja.com,…

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com