Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»Gazeta Shqip»Masakra në Shëngjin, plumba mbi familjen…
Masakra në Shëngjin, plumba mbi familjen...

Masakra në Shëngjin, plumba mbi familjen…

9 vite më parë Komento

Në sy të vajzës, vret motrën me burrin dhe tenton të vrasë nipin

Dana Ndoj

Vajza e autorit

Në momentin që ka parë të atin, duke kryer masakrën, vajza 17-vjeçare e tij, e ka tërhequr që të ndalonte, por ai e ka shtyrë dhe i ka drejtuar pistoletën vetes

Hyrja 3+1

Një motiv i mundshëm për konfliktin motër e vëlla mendohet të jetë edhe hyrja me katër dhoma, për të cilën të dyja palët pretendonin se e kishin në pronësi

Autori

Sandër Ndoj qëlloi për vdekje motrën Dana Ndoj, 40 vjeçe, bashkëjetuesin e saj italian, Luigi Benincasa, 53 vjeç, por me tre plumba plagosi edhe djalin e tyre, Marco

I mituri

Policia dyshon se Ndoj ka qëlluar edhe ndaj nipit, me qëllim për ta vrarë dhe plagosja nuk ishte aksidentale

 

Tragjedia brenda një familjeje ka tronditur dje, jo vetëm Shëngjinin, por mbarë opinionin publik. Në sy të vajzës së vet, teksa ajo i lutej të mos qëllonte, një polic burgjesh ka qëlluar për vdekje motrën, bashkëjetuesin e saj italian dhe djalin e tyre, por për 8-vjeçarin e plagosur me tre plumba, mjekët japin shpresë se mund të jetojë. Motivet që i kanë errësuar sytë Sandër Ndojt, duke kryer këtë kasaphanë, i cili më pas ka vrarë edhe veten nuk janë të qarta, por prej vitesh, në këtë familje, ka pasur konflikte që nga pronësia e shtëpisë e deri te sherret mes kunatave, apo mosaprovimi i bashkëjetesës së motrës së tij me italianin, i cili ishte rezident prej vitesh në Shqipëri.

Vrasja e trefishtë

Krimi brenda familjes ndodhi në një prej banesave që ndodhet në hyrje të qytetit të Shëngjinit, ndërsa viktimat janë Dana Ndoj, 40 vjeçe, bashkëjetuesi i saj italian, Luigi Benincasa, 53 vjeç, por tre plumba kanë lënë të plagosur edhe djalin e tyre 8-vjeçar Marco Benincasa, i cili ka parë krejt skenën e krimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit, në hyrje të qytetit të Shëngjinit, vetëm pak metra larg Komunës, ndërsa autori ishte përgatitur për t’u nisur si çdo ditë për në punë, polic në burgun e Shënkollit. Sipas të dhënave nga policia, 48-vjeçari, babai i dy fëmijëve, ka nxjerrë makinën e tij në rrugë dhe pasi ka bërë përgatitjet e fundit është nisur si çdo ditë në punë. Ai i ka thirrur së shoqes, e cila punon si infermiere në maternitetin e Lezhës, të cilën do ta linte në vendin e punës, ndërkohë që jashtë, ishte motra e tij, e cila po qëronte peshk në ballkonin e katit të parë të pallatit trekatësh. Aty nuk dihet sesi ka nisur debati, pasi të dy protagonistët kanë vdekur, por të gjithë kanë dëgjuar Danën, teksa shante me gruan e vëllait, Mimozën, me fjalë vulgare.

Momenti i krimit

Duke mos përballuar situatën e krijuar, 48-vjeçari ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ndërkohë që motra ka tentuar të futet brenda, ka qëlluar në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend. Pasi kanë dëgjuar krismat e armës, të gjithë fqinjët kanë dalë jashtë, ndërkohë që polici i burgjeve Sandër Ndoj, ka hyrë brenda, ku ka gjetur të shtrirë në divan, bashkëjetuesin e motrës, italianin Luigi Benincasa, i cili ishte zgjuar nga krismat dhe në krah kishte Marcon 8-vjeçar. Gjithashtu, nga pas i ka shkuar Sandrit edhe vajza e tij 17-vjeçare, Gabriela, e cila i lutej babait të ndalonte. Por, polici i burgjeve ka qëlluar pa mëshirë mbi italianin, të cilin e ka lënë të vdekur me dy plumba dhe më pas ka kryer krimin më monstruoz, duke qëlluar tri herë edhe mbi nipin e tij.

Vetëvrasja publike

Sapo ka dalë jashtë, aty ku po e shikonin të gjithë çfarë kishte bërë, ndërkohë që vajza e kapte për krahu, për ta larguar nga marrëzia e tij, 48-vjeçari e ka shtyrë atë me forcë, duke e përplasur në murin e banesës dhe i ka vënë pistoletën vetes në kokë. Aty, teksa të gjithë prisnin një tjetër krismë, arma është bllokuar. Me vrap, Sandër Ndoj ka shkuar në dhomën pas shtëpisë trekatëshe, ndërkohë që ndiqej nga gruaja dhe e bija. Ai është mbyllur brenda, ndërkohë që drejt tij, kanë vrapuar edhe fqinjët. Në atë moment, pak para se të shpërthenin derën është dëgjuar një krismë e thatë dhe brenda është gjetur i vetëvrarë polici i burgjeve, i cili sapo kishte qëlluar mbi familjen e motrës.

Banorët

Fqinjët e familjes Ndoj kanë tentuar të japin ndihmën e parë për viktimat, por vëlla e motër kanë gjetur vdekjen e menjëhershme

Babë e bir

Në spital u dërguan italiani Luigi Benincasa, i cili nuk u ka rezistuar plagëve, ndërkohë që djali i tij është dërguar në Tiranë

Bashkëjetesa

Vëlla e motër jetonin në të njëjtën ndërtesë trekatëshe, që sipas fqinjëve, në vazhdimësi kishin pasur konflikte familjare mes tyre

Momenti

Sandër Ndoj po nisej për në punë, kur filloi të debatojë me motrën dhe duke mos përballuar situatën ka kryer masakrën ndaj tyre

Hetimet, Historia e konflikteve të njëpasnjëshme në familje deri në tragjedinë e djeshme

Si u kthyen në “armiq” fëmijët e ish-oficerit

Një nga konfliktet e Sandër Ndojt me motrën e tij ka qenë për lidhjen e saj me shtetasin italian

Vetëm dy net më parë, vëlla e motër janë zënë në mes të Shëngjinit, pasi ajo i fyente gruan

Ata që e njohin thonë se Mark Prendi, ashtu siç i thërrisnin, pasi emrin e vërtetë e kishte Mark Ndoj, ishte burrë i nderuar dhe prej disa vitesh kishte zbritur në Shëngjin, ku kishte gjashtë vajza e dy djem dhe kishte punuar si oficer ushtrie. Madje, ai kishte arritur të merrte një hyrje me katër dhoma, që asnjëherë nuk e kishte menduar se do t’u hante kokën pasardhësve të tij. Menjëherë pas vdekjes, Sandri dhe Dana ishin zënë me njëri-tjetrin për ndarjen e pronës, duke ngritur pretendimet se ai ia kishte lënë njërit apo tjetrit. Por ky nuk ishte i vetmi konflikt, pasi më parë, Sandri e kishte mohuar si motër, pasi nuk kishte qenë dakord që ajo të lidhej me italianin Luigi Benincasa, i cili prej vitesh punonte si specialist në fabrikën e peshkut në Shëngjin. Ajo, jo vetëm që kishte zgjedhur të lidhej me të, por kishte edhe një fëmijë, që tashmë lufton me vdekjen në Spitalin Ushtarak. Konfliktet ishin ashpërsuar edhe më shumë, pasi Dana nuk shkonte mirë as me gruan e Sandrit, Mimozën, që sipas banorëve, është një infermiere e nderuar dhe punon në maternitetin e Lezhës. Madje, edhe dy net më parë, ku mendohet se konflikti ka arritur kulmin, Sandri dhe Dana, motër e vëlla ishin zënë për këtë çështje. Ata ishin zënë afër muzgut, kur ishin dëgjuar nga shumë kureshtarë, si pushues, ashtu edhe banorë të zonës. Sherri ka qenë me nota të larta agresiviteti, por më vonë, ishin qetësuar. Ndërsa dje në mëngjes, sherri i ka ndjekur sërish, kështu që Sandri ka kryer aktin e rëndë, duke u hakmarrë ndaj motrës dhe familjes së saj, e më pas duke vrarë edhe veten. As familja, as fqinjët dhe as vetë policia, e cila po heton këtë ngjarje të rëndë, nuk dinë t’i vendosin një emër të saktë motivit të kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar thjesht për motive të dobëta. Fajet dhe gabimet e njërit apo tjetrit komentohen gjerë në Shëngjin, ndërsa pushuesit dëgjojnë të shtangur, ndërkohë që e vetmja që ka hedhur sado pak dritë për hetimet e policisë ka qenë gruaja e Sandrit, e cila ka shpjeguar para oficerëve të policisë se çfarë kishte ndodhur. Pas ceremonisë mortore pritet të pyetet edhe vëllai i madh i dy viktimave, Gjovalin Ndoj.

 

Dëshmia

Faktet e treguara nga gruaja e Sandër Ndojt kanë hedhur disi dritë mbi hetimet

 

Vetëvrasja

Sandër Ndoj

Sandër Ndoj, 48 vjeç, polic në Burgun e Shënkollit, babai i dy fëmijëve, qëlloi ndaj familjes së motrës dhe më pas vrau veten

Motra

Dana Ndoj

Dana Ndoj, 40 vjeçe, e divorcuar, e cila bashkëjetonte me një italian, me të cilin kishte edhe një fëmijë, u qëllua me dy plumba

Italiani

Luigi Benincasa

Italiani 53 vjeç, rezident prej disa vitesh në Shëngjin, punonte në fabrikën e peshkut dhe me Danën kishte një djalë 8-vjeçar

Kontradiktat

Familja qan dy xhenaze nën një kulm. Italianin do e varrosë komuna, ose do të dërgohet në Itali

Familja hedh fajin te nusja e Sandrit, fqinjët te motra e tij

Familja nuk di çfarë emri t’i vendosë, ndërsa fqinjët ia hedhin fajin motrës së vrarë

Sapo dy xhenazet mbërrijnë në shtëpi, motër e vëlla, pasi italianin do e varrosë komuna, gratë e familjes japin kujën, pikërisht në dhomën e veçuar, ku Sandër Ndoj vrau veten, pasi kishte qëlluar mbi familjen e motrës, duke ia hedhur fajin nuses së tij, e cila nuk ndodhet aty, ndërsa fëmija tetëvjeçar lufton me vdekjen në Spitalin Ushtarak. Nga ana tjetër, si për t’u çuditur, fqinjët dhe banorët e Shëngjinit thonë “i lumtë dora Sandrit”, duke shprehur habi për faktin se ka qëlluar edhe ndaj fëmijës. Situata kontradiktore shpjegohet nga një prej fqinjëve, i cili shprehet se “Dana Ndoj ishte bërë e padurueshme për të gjithë”. Por, vëllai i dy viktimave, Gjovalini, i mbetur në udhëkryq me tragjedinë që i ka pushtuar shtëpinë, nuk mundet të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, duke u shprehur se për disa kohë, ai nuk fliste as me motrën e as me vëllain.

Në shtëpinë e vajit…

Aty pak pas mesditës, në shtëpi kanë ardhur dy makina të agjencisë mortore, që sollën Sandër Ndojn dhe motrën e ekzekutuar prej tij, Danën. Arkivoli i Luigi Benincasa nuk ishte me ta. Vëllai i dy viktimave, Gjovalin Ndoj, 54 vjeç, shprehet se halli i ka zënë derën dhe nuk mund të përballojë shpenzimet e varrimeve. Ai nuk di të thotë diçka për konfliktin, veçse shpjegon që sherret kanë nisur prej kohësh. “Për pak kohë jam zënë edhe unë me ta. Nuk u kam folur për një kohë të gjatë. Madje, pak kohë më parë, mendova që të rregulloj varret e prindërve, por nuk e kisha menduar asnjëherë se do varrosja vëllain dhe motrën më të vogël. Nuk e di sesi ka ndodhur, pasi isha në punë. Punoj në peshkim për fabrikën në Shëngjin. Atje kanë ardhur dhe më kanë treguar se çfarë kishte ndodhur”, tregon disa nga momentet e tij të vështira Gjovalin Ndoj, ndërkohë që në oborrin, e cila shërben edhe si rrugë mes hyrjeve të dendura, duket vetëm djali i vogël i Sandrit, Gjerardo 14-vjeçar, ndërkohë që vajza e tij nuk vihet re. Po ashtu, edhe bashkëshortja e Sandrit nuk është aty. Gratë kanë futur brenda dy xhenazet, ndërkohë që vëllai i viktimave shprehet se italianin ndoshta e marrin të afërmit e tij, pasi ai ka fëmijë atje, pasi ka qenë i martuar. Ndërsa brenda dëgjohet kuja, njerëz të zonës, të afërm apo të njohur të tyre, mbushin rrugicën. Kanë ardhur për ngushëllim. Ata takojnë Gjovalinin e më pas hyjnë brenda, ku siç njihet në zonë bëjnë ritin e “tvetjes së hatrit”.

Fqinjët dhe banorët…

Por e çuditshmja ndodh sapo largohesh pak metra nga shtëpia e tragjedisë. Njerëzit në mbarë qytetin, qofshin vendas apo pushues, pasi e shtuna ka grumbulluar edhe më shumë të tillë në zonën e Shëngjinit, diskutojnë rreth kësaj ngjarjeje tronditëse. Çudi nuk është për këtë fakt, por teksa dëgjon shumë veta kur thonë “I lumtë dora Sandrit”. Ata mendojnë se e njohin mirë këtë familje dhe shprehin keqardhje vetëm për djalin tetëvjeçar. “Dana është zënë me të gjithë në zonë. Ndërsa bashkëjetuesi i saj, asnjëherë nuk e ka qortuar, por i ka dalë në krah. Madje, kështu veproi edhe dy net më parë. Pastaj nuk është një burrë i mirë, me tatuazhe në duar e në trup”, kështu e konsideron çiftin një nga fqinjët. Ndërsa një tjetër thekson se “Sandri ka qenë njeri i qetë dhe siç duket nuk ka duruar më”. “Atij i janë errësuar sytë dhe ka vendosur të vrasë motrën edhe veten. Konfliktet kanë qenë të hershme dhe nuk i vihet faj për këtë moment, megjithëse nuk e mendonim kurrë se do të arrinte deri këtu”, shprehet një 50-vjeçar, teksa shton se Dana vetëm me llafe merrej e nuk ka punuar kurrë. Këto e shtojnë edhe më shumë panoramën tragjike në qytetin bregdetar të Shëngjinit, ndërkohë që nuk mungojnë edhe debatet se kush kishte të drejtë e kush nuk kishte, ndërkohë që vetëm pak metra më tutje, njerëzit më të afërt të viktimave, po u japin lamtumirën e fundit, si Sandrit, ashtu edhe Danës.

Fqinjët

“Sandri ka qenë njeri i qetë dhe siç duket nuk ka duruar më. Atij i janë errësuar sytë dhe ka vendosur të vrasë motrën dhe veten”

 

Mjekët: 8-vjeçari, plagë të rëndë në mushkëri

Pacienti 9-vjeçar, i mbetur i plagosur nga ngjarja e rëndë, ndodhet në terapi intensive në Spitalin Ushtarak. Pas plagëve të marra, pacienti është dërguar menjëherë me automjetin e urgjencës në Qendrën e Traumës në Tiranë. Mjekët e Spitalit Ushtarak kanë deklaruar se sapo ka mbërritur, pacientit i është bërë një ndërhyrje emergjente, por në vijimësi është mbajtur në repartin e terapisë intensive. “Shpresojmë për më të mirën, por nuk mund të themi ende asgjë, pas 24 orëve do të mund të dalin në përfundime. Deri tani djali 9-vjeçar është mbajtur në reanimacion, i ka në parametrat e duhura qarkullimin e gjakut, tensionin dhe është koshient. Problemi i tij lidhet me një nga plagët e marra”, deklaroi mjeku reanimator. Sipas tij, 9-vjeçari ka dy plagë në të dy mushkëritë. Në anën e djathtë plaga është edhe më e rëndë. Sipas mjekëve, përveç specialistëve të Qendrës së Traumës kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak edhe mjekë pneumologë nga spitali i sëmundjeve të mushkërive, “Shefqet Ndroqi”. I plagosuri ka komunikuar në gjuhën italiane me mjekët e Spitalit Ushtarak. Ai është vizituar dje nga ambasadori italian në Tiranë dhe i qëndron pranë vetëm një person. Ai është lënë për të qëndruar në gatishmëri dhe për të raportuar për gjendjen e pacientit. Familjarët e tjerë janë marrë dje me organizimin e ceremonisë mortore për të afërmit që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike. “Plumbi i tregon pasojat pas 24 orëve. Jemi duke pritur për një përmirësim të gjendjes, ajo që është me rëndësi dhe që po mbahet në kontroll është mushkëria e djathtë e pacientit që ka pësuar edhe goditjen më të rëndë”, sqaroi mjeku i rojës në repartin e reanimacionit, në Qendrën e Traumës, në Spitalin Ushtarak.

15.07.2012

Burimi: Gazeta Shqip

gazeta lajm lajm i fundit lajme lajme shqip lajmeshqip lajmet e fundit lajmi lajmi i fundit lajmshqip shqip 9 vite më parë
admin
Etiketime gazeta lajm lajm i fundit lajme lajme shqip lajmeshqip lajmet e fundit lajmi lajmi i fundit lajmshqip shqip
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Gjobëvënie adoleshentësh në “Facebook”

Pasardhëse

Keni shumë uri? Këshillat për të frenuar oreksin

Të Ngjashme

“Basha po ia jep plehrat kunatit”

admin 9 vite më parë

Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin, Namazi…

admin 8 vite më parë

Durrës, kapet gjermani me 7 kg…

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com