Në kantinën e fabrikës për përpunimin e drurit “Kronospan” në Menznau të Lucernit një vrasës ka shtënë me armë në drejtim të njerëzve. Dyshohet për tre të vrarë dhe shtatë të plagosur rëndë.
Burime të Indeksonline mësojnë se sulmuesi ishte një shqiptar nga Brekoci, Komuna e Gjakovës, Viktor Berisha (42 vjeçar).
Kolegët e tij të punës kanë thënë se kryesi i kësaj vepre ka qenë një njeri i qetë dhe se nuk kanë pasur asnjëherë konfilikte me të.
“Viktor Berisha, ishte operator makine në këtë kompani, ka qenë person i qetë, ne nuk kemi pasur probleme me të”, ka thënë një koleg i Berishës.
Ndërkohë edhe mediat nga Lucerni thonë se janë tre të vrarë dhe shtatë të plagosur, 6 prej tyre janë të plagosur rëndë. Në mesin e të vrarëve është edhe vetë sulmuesi, i cili dyshohet se është vetvrarë pas sulmit.
Siç bën të ditur policia e Lucernit, krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit.
27.02.2013
Burimi: Ikub.al