Bashkimi Europian është duke marrë masa radikale për të frenuar konsumin e madh vdekjeprurëse të qeseve të plasmasit.
Tre vjet më parë për konsumin e qeseve plastike Bashkimi Europian vendosi si masë rritjen e &mimit të tyre për konsumatorët.
Masa për konsumin vdekjeprurës për përdorim të qeseve të plastmasit.
Konsumimi i qeseve plastike për person parashikohet 90 copë deri në 2019 dhe në 40 copë në fund të vitit 2025.
Në Grequ prej 1 janarit 2018, çmimi do të rritet dhe do të bëhet 9 cent për qese.
Deri tani grekët për çdo qese paguajnë 3 cent dhe bashkë me TVSH-në (fpa), çmimi shkonte në rreth 4 cent.
Greqia me këtë rritje është duke iu nënshtruar udhëzimeve përkatëse të Bashkimit Europian.
Një pjesë e shumë së grumbulluar do të kalojë në buxhetin e shtetit grek si taksë për mjedisin.
Sipas Entit Grek të Riciklimit, në Greqi përdoren çdo vit 4,3 miliardë qese plastike; 2 miliardë shishe plastike dhe 300 milionë gota plastike të kafesë.
Vetëm gjatë vitit 2015 në Greqi konsumimi i ambalazheve plastike ishte midis 242 dhe 363 copë për person.
Këto statistika për konsumin e sendeve palastike në Shqipëri nuk i gjen në asnjë annual statistikor.
Për lajm-shqip
Engjëll Serjani