TIRANE- Ish-konkurrentja e “Big Brother” ka veshur fustanin e bardhë dhe duket vërtetë e lumtur. Mirjeta Bajramaj u bë e njohur pas pjesëmarrjes së saj në reality-show, dhe tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj, por gjithashtu dhe me historinë e dashurisë që krijoi me Marielin, mundësinë që jetonte në Itali. Pas daljes nga shtëpia çifti u nda dhe Mirjeta u njoh me Burimin, i cili rezultoi të ishte ai i duhuri, që e çoi deri në altar.
Ai është nga Prishtina dhe ashtu si bashkëshortja e tij, jeton në Angli prej shumë vitesh. Edhe pse të lidhur prej pak muajsh çifti vendosi të bënin këtë hap të madh sepse tani ndjejnë vërtetë shumë për njëri-tjetrin. Nga fotot shohim se dasma ka shkuar më së miri dhe pjesë e ceremonisë janë bërë edhe miqtë e Mirjetës nga “BB” Ermela, Toros dhe Emilio. Dimë që ftesën ajo ia kishte bërë edhe ish-të dashurit Marielit, por ai ka preferuar të mungojë. Ne i urojmë Mirjetës jetë të lumtur!
10.08.2012
Burimi: Balkanweb