Java e 10-të e kampionatit francez do të mbyllet me super ndeshjen Marsielle-Paris SG.Marseille-PSG, “Le Classique” ndez kampionatin francez.Takimi që do të luhet të dielën në orën 21:00 në “Velodrome” pritet të dhurojë gola dhe spektakël. Marseille do të kërkojë t’i krijojë probleme një ekipi që duket pothuajse perfekt deri tani, duke shfrytëzuar formën e mirë të treguar në këto ndeshje të para të sezonit. Në fakt, kishte vite që Olympique nuk ndodhej mes të parëve në renditje në javët e para të kampionatit. Skuadra e Garcias ka 17 pikë në renditje, fryt i 5 fitoreve, 2 barazimeve dhe po kaq humbjeve. Në javën e fundit ka ardhur një barazim 3-3 në fushën e Strasbourg. Kjo ka qenë ndalesa e tyre e parë pas tre fitoreve radhazi. Paraqitjet e mira kanë vazhduar edhe në Europë, me Marseille që ka fituar 2-1 të enjten kundër Guimaraes dhe është ngjitur në vendin e dytë të Grupit I, 1 pikë larg Salzburgut.
Formacionet e mundshme
Marseille (4-2-3-1): Pele; Kamara, Rolando, Rami, Evra; Sanson, Luiz Gustavo; Payet, Thauvin, Ocampos; Mitroglou.
Paris SG (4-3-3): Areola; Kurzawa, Kimpembe, Marquinhos, Meunier; Verratti, Rabiot, Draxler; Neymar, Mbappe, Cavani.
Ndërkohë, Paris SG po dominon në kampionatin francez me 8 fitore dhe 1 barazim në 9 javët e para. Skuadra e Emery kryeson me 25 pikë dhe ka një diferencë golash 29 me 6. E vetmja njollë ka qenë barazimi 0-0 i regjistruar në fushën e Montpellier. Kjo ndalesë është pasuar me dy fitore radhazi kundër Bordeaux (6-2) dhe Dijon (1-2). Armata e parisienëve dominon edhe në Champions League, me 9 pikë të marra në tri ndeshjet e para. Në mesjavë ka ardhur një fitore bindëse 4-0 në fushën e Anderlecht
Burimi: TELESPORT