Mediat greke kanë shkruar se mes Maqedonisë dhe Greqisë është arritur marrëveshja për çështjen e emrit.
Me dakordësinë e të dy vendeve, mësohet se emri i ri i Maqedonisë dhe të jetë “Republika gorna Makedonija”. Që do të thotë “Republika Maqedonia e Epërme”.
Mes palëve, në tryezën e dialogut janë katër çështje të rëndësishme.
Propozimi për emrin, irredentizmi, marrëdhëniet ndër rajonale dhe masat për axhendë pozitive. Sipas ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias, marrëveshja po përpilohet. Ajo fillimisht do t’i dorëzohet qeverisë greke e më pas asaj në Shkup. Duket se ndërmjetësi i përfaqësuesit të OKB-së, Metju Nimic, ka rezultuar i suksesshëm në gjetjen e gjuhës së përbashkët.
30.01.2018