Marrëveshja e detit, protestuesit mbërrijnë në Vlorë.
Shoqëria Civile është organizuar me qytetarë të Vlorës ku kryefjala ka qënë mosfirmosja e marrëveshjes së detit.
Sipas Aulon Kalasë qeveritarët duhet të vënë në planin e parë interesat e popullit përpara çdo interesi tjetër.
Marrëveshja e detit, protestuesit mbërrijnë në Vlorë.
Sipas tij nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje në dëm të shqiptarëve. Nuk kanë munguar dhe protestues të tjerë të cilët kanë hedhur akuza drejt politikës.
Një prej protestueseve me origjinë çame ka hedhur akuza në drejtim të kreut të PDIU.
Sipas saj Shpëtim Idrizi duhet të ngrinte zërin më shumë se çdokush meqënëse është parti patriotike.
Protestuesit janë shprehur se protestat nuk do të ndalen. Ato do të vazhdojnë dhe në ditët në vazhdim.
Sipas tyre nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje pa u konsultuar me popullin më parë.

Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti