Ndalohet 35 vjeçari për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur…
Të ngjashme mund të lexoni:
- Rreh babain në sy të vajzës së vogël
- Gra dhe vajza të mitura të punësuara për 2 mijë lekë në tunelin…
Në Devoll ndalohet shtetasi i dënuar me 5 vite burg për veprën penale: Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll kanë mundësuar kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Ai është Gjergji Begolli, 48 vjeç, banues në njësinë administrative Miras. Kapja e autorit të kësaj vepre të rëndë penale, u arrit falë një pune të mirëoganizuar të kryer nga policia.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr. 127 datë 27.02.2017, e ka dënuar shtetasin me 5 vite burg. Vepra penale cilësohet si “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 09.11.2013. Ngjarje në të cilën, ky shtetas ka kryer veprën e mësipërme me shtetasen e mitur K.Gj, nusen e djalit të tij.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj