Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, tani ka një palë këpucë shumë të veçanta të prodhuara nga një artist paraguaian.
Lili Cantero ia ka dhuruar legjendës argjentinase Messi një palë këpucë të personalizuara.
Përmes imazheve të pikturuar me dorë prezantojnë të arriturat e Messit si futbollist dhe njeri familjar.
Cantero i ka pikturuar me dorë momentet e rëndësishme të Messit përgjatë karrierës së tij në këto këpucë. Si festimin e golit bashkë me Ronaldinhon të shënuar si adoleshent dhe festimin e golit kundër Real Madridit në “El Clasico” duke mbajtur varur fanellën.
“Këto këpucë janë dërguar nga punishtja ime në Barcelonë si dhuratë për lojtarin (Messi). Ato janë krejtësisht të pikturuara me dorë. Punimi i tyre është frymëzuar nga jeta e Messit, që me imazhe e tregojnë tregimin e tij dhe si ai punoi zellshëm për ta arritur kulmin”, ka shkruar Cantero në Instagram.
Ka shumë pak mundësi që Messi t’i veshë këto këpucë në fushën e lojës. Kjo sepse janë shumë të çmuara, por ato pritet të zënë vend në koleksionin e Messit që të gjithë ia kanë zili.
www.lajm-shqip.com