Modelja Jo Marney, është vënë në qendër të mediave botërore pas disa mesazheve negative që ka dërguar për Meghan Markle. Ajo ishte e dashura e një deputeti britanik, Henry Bolton.
Pas publikimit të mesazheve fyese, deputeti britanik deklaroi ndarjen prej saj.
Ai nuk mund të rrinte me një person që ka të tilla mendime raciste. Mendime, të cilat nuk përputhen me parimet e partisë së tij.
Mesazhet kishin përmbajte të fortë fyese, pasi ajo e kishte cilësuar Meghan si “zezake”, “trupvogël” dhe kishte shkruar më tej se: “Meghan do të pushtojë familjen mbretërore me farën e saj të zezë”. Marney u përjashtua edhe nga partia.
17.01.2018