Maradonës nuk i del inati është ende i mërzitur me Sergio Aguero, gjashtë vjet pasi sulmuesi i Manchester City është divorcuar me vajzën e tij.
“Legjenda” e futbollist argjentinas postoi një fotografi në “Twitter”, në shoqërinë e avokatit. Ajo që spikat është se pa shpinës, në murin e shtëpisë, ishte një fotografi ku është nxirë fytyra e Aguero që mbante në krah nipin e Diegos, Benjamin, gjatë kohës që luante te Atletico Madrid.
Aguero ishte i martuar me vajzën e Maradona, Gianinna dhe lidhja e tyre zgjati katër vjet.
Ata sollën në jetë djalin Benjamin, që e bëri Maradonën gjysh.
Në fotografinë e shtëpisë, Diego ka nxirë fytyrën e Sergio Aguero. Ndërsa jo atë që nipit të tij që mbahet nga i ati në krah përpara fillimit të ndeshjes.
Maradona e kritikoi publikisht divorcin e çiftit, që sipas tij ka ardhur përshkak të sjelljes së Aguero.
www.lajm-shqip.com