Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka lëshuar sot në mëngjes një paralajmërim, për atë se çfarë po bën Edi Rama me kujtesën historike në Tiranë dhe gjithë vendin. Sipas tij, ky kryeministër sharlatan e ka një plan. Plani i vetëm që ka është të varrosë çdo gjë historike.
Gjithashtu Manjani ka folur edhe për shijet që ka Edi Rama, ku sipas tij ato lënë për të dëshiruar. Kryeministria sipas ish-ministrit të Drejtësisë ngjan me një infrastrukturë funerale. Mjediset e dekoruara me guston e tij, me tavolina guri ngjajnë më shumë me një dhomë morgu, dhe jo selie shteti për të gjallët.
Çdo gjë është një çmenduri që vazhdon e nuk dihet se kur do ndalojë sipas Manjanit. Populli nuk duhet ta lejojë Ramën të bëjë siç i do qejfi kryeministrit që pjell vetëm përbindësha.
Manjani: ‘Të ndalim kryeministrin sharlatan, pjell vetëm përbindësha …

Postimi i plotë i Manjanit:
“Asnjë çudi! Kur sharlatani i trashëgimisë historike, Edi Rama vuri atë kauçuk me drita në hyrje të kryeministrisë, pak kush foli! Priti Merkelin aty sikur po priste Lady Gaga-n. Shumë pak ishim ne që reaguam, aq pak sa na harruan shpejt.
Kauçuku vezullues gjendet vetëm nëpër hyrjet e kazinove jo në hyrjet e institucioneve të shtetit! Kati i parë i selisë së Kryeministrisë ngjan si infrastrukturë funerale. Janë disa mjedise me tavolina guri të ngjitur në dysheme, që të japin idenë e një dhome morgu dhe jo seli shteti për të gjallët!
Çmenduri totale! Çmenduria vazhdon!
Krahas Teatrit Kombëtar, do pishen dhe do zëvendësohet me kullë përbindëshe vila në krah të Hotel Tiranës, monument kulture edhe kjo. Kjo vilë ishte selia e parë e Bankës së Shtetit!
Ndërkohë pas Hotel Tiranës do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe! Do prishet dhe do zëvendësohet me kullë Galeria Kombëtare e Arteve! Krahas kullave që dihen tashmë, tek Muzeu Kombëtar dhe tek isha stadiumi Qemal Stafa, do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe tek ish Sheratoni. Krahas disa pallateve në krah të ish-Sheratonit!
Ndërkohë sharlatani ka vendosur të prishë edhe sheshin Nënë Tereza!!! Do ta bëjë varrim nëntokësor makinash dhe do ta ngrejë sheshin lart në dispozicion të ndërtimeve.
Ky është plani i sharlatanit! Të varrosë çdo gjë historike!!!
Trashëgimia historike e kulturore është pronë publike. Nëse publiku lejon sharlatanin ti përdorë për qëllime private, atëhere nuk i meritojmë këto pasuri”!
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj