Baton Haxhiu ka marrë vëmendjen kohët e fundit përsa i përket idesë për ndryshimet e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
Haxhiu është komentuar shumë edhe me afërsinë që ka midis presidentit të Kosovës Thaçi dhe kryeministrit Rama.
Në lidhje me gazetarin nga Kosova ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili është shprehur se po i jepet shumë rëndësi
Baton Haxhiut nga se duhet.
Manjani ka theksuar për Haxhiun se “ai është vetëm “gjurma”, ndërsa “ujqërit” bëjnë kërdinë”.
Postimi i plotë:
Na e kanë bërë kët Baton Haxhiun njeriun më të rëndësishëm të Shqipërisë, Kosovës e gjithë Ballkanit!!!
Natyrshëm kur të bëjnë kaq “të rëndësishëm”, bëhesh dhe i urryer.
Ndërkohë ky njeri nuk është as President, as Kryeministër, as Ministër e as Deputet në asnjë shtet.
Çfarëdo zanati tjetër të ketë Ai as nuk ndan e as bën harta kufijsh ndërshtetërorë.
As nuk harton e nënshkruan marrëveshje në emër të asnjë shteti!
Ndaj mjaft merreni me gjurmët, ndërkohë që “ujqërit” bëjnë kërdinë! Boll me analiza, shkrime, komente e statuse që i japin vëmendje një njeriu koti!
Krejt pa lidhje!
Ata (“ujqërit”) shesin e blejnë troje, tendera e interesa të mëdha financiare, ndërkohë që opinioni ha miellin dhe broçkullat pa shije të
Batonit…”, shjkruan Manjani.