Manchester City ka hyrë në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Crystal Palaces, Wilfried Zaha. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, “qytetarët” pritet të shpenzojnë plot 40 milionë euro për të nënshkruar me 25-vjeçarin.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit po tërheq interes nga Arsenali dhe Chelsea.
“Topçinjtë” kërkojnë të marrin shërbimet e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë i cili shihet si pasardhës i kilianit, Alexis Sanchez.
www.lajm-shqip.com