UEFA shumë herë ka hasur në probleme përsa i përket parregullsive financiare ndaj skuadrave.
Këtë herë ky institucion akuzon Manchester Cityn se nuk është treguar transparente nga ana financiare.
Në deklaratën e Uefas thuhet:
“Do të përqëndrohet në disa shkelje të dyshuara të FFP që janë bërë publikisht së fundmi në media të ndryshme”.
Kësaj deklarate iu është përgjigjur bordi drejtues i Manchester City-t duke e cilësuar si të rreme akuzën. Ne mirëpresim hapjen e një hetimi zyrtar të Uefa si një mundësi për t’i dhënë fund spekulimeve që rezultojnë nga sulmet ilegale pas publikimit të emaileve të skuadrës angleze. Emailet janë hakeruar dhe janë nxjerrë jashtë kontekstit. Llogaritë e publikuara të klubit janë të plota dhe janë të regjistruara sipas ligjit”, thuhet në përgjigjien e klubit.
Por cfarë janë rregullat FEP për të cilën UEFA akuzon Manchesterin?
Rregullat e FFP janë të dizajnuara për të siguruar shumën që klubet shpenzojnë për lojtarët e tyre dhe pagat. Këto duhet të jenë përafërsisht të barabarta me atë që fitojnë në të ardhurat komerciale dhe paratë e fitimeve. Në 2014 klubi anglez është gjobitur më një gjobë prej 49-milionë euro pasi kanë konstatuar shkelje të rregullave të FEP-së.
Visar Quni
08.03.2019