Mallakastër, aksident me tre të plagosur arrestohet durrsaku… Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin Urim Koliqi.
Mallakastër, aksident me tre të plagosur arrestohet durrsaku…

45 vjecari i ndaluar është banor i qytetit të Durrësit. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vëndin e quajtur “Greshicë”, duke drejtuar automjetin tip kamion, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen” shtetaset F.D, 55 vjeçe, E.D, 54 vjeçe dhe shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në Mallakastër. Ata ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj