Një parti islamike në Malajzi kërkoi nga qeveria që të mos lejojë koncertin, të cilin e konsiderojnë imoral, të këngëtarit britanik të deklaruar gei, Elton John.
“Ky koncert duhet të anulohet – tha Nasrudin Hassan Tantawi, përfaqësues i lëvizjes rinore të partisë islamike pan-malajziane.
Sipas Tantawi, artistët që praktikojnë aktivitete gei ose lesbike nuk duhet të autorizohen të performojnë në Malajzi, sepse promovojnë vlera imorale.
27.11.2012
Burimi: Top Channel