Majlinda Bregu ka një mesazh, në ditëlindjen e 27-të të PD!
Ish-Ministrja dhe njëherësh deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka zgjedhur që këtë 27-vjetor të PD-së ta komentojë ndryshe nga kolegët e saj.
Të ngjashme mund të lexoni:
27 vjetori i themelimit të PD-së, ftesa edhe në drejtim të PS
Përmes një statusi në Facebook, Bregu ka zgjedhur një fotografi të një vajze të vogël e cila në duar mban dy flamuj të PD-së.
Majlinda Bregu nuk ngurron që të japë edhe një mesazh:
“Gëzuar ditën kur shpresa nuk tradhëtohej!”, shkruan ajo
Nuk dihet saktësisht se kujt i drejtohet Bregu kur flet për tradhëti. Por dihen publikisht kritikat e ish-deputetes për kryetarin Lulzim Basha. Që pas lënies së saj jashtë listës së kandidatëve.
11.12.2017