Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»OPOZITA»Majko: Për Nanon do të votonin…
Majko: Për Nanon do të votonin...

Majko: Për Nanon do të votonin…

9 vite më parë Komento

Majko: Për Nanon do të votonin kundër edhe deputetë të PS-së

Intervistë

“Me FRD dhe Aleancën Kuqezi duhet një koalicion parazgjedhor”

Ish-Kryeministri Pandeli Majko, deputet dhe anëtar kryesie i PS-së, deklaroi se Nano nuk do të votohej edhe nga deputetë të PS-së si President. Në një intervistë dhënë në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në “Top Channel”, Majko analizon zhvillimet e fundit…

Heshtja dyvjeçare – përse sot?

Besoj se ka qenë dyvjeçare heshtja. Siç jeni në dijeni nga nëntori u angazhova me kandidimin tim në Kombet e Bashkuara. Kjo më kushtoi gati 5 muaj, një pjesë e kohës ishte qëndrimi në Nju Jork, dhe konkurrimi nuk ishte aq i thjeshtë. Por sigurisht nuk ka të bëjë me heshtjen.

Çfarë ndodhi në Kombet e Bashkuara?

Ishte një këshillë e miqve të mi që unë mos bëja komente rreth kësaj historie, jo se nuk ia vlente të flisja apo të ulja kokën. Unë kandidova në postin e asistentit të sekretarit të përgjithshëm për PNUD. Jo më larg se 24 orë më parë pashë me kënaqësi që Madam Helen Klark e cila mbulon në mënyrë ekzekutive PNUD, ishte drejtuesja e komisionit që më mori në intervistë dhe konkurrova përballë një zonje të nderuar nga Turqia. Më pas me kërkesë të OKB-së kandidova për një post tjetër dhe aty

pata një konkurrim të rëndësishëm. Por ndonjëherë gjërat nuk varen nga mënyra individuale si shfaqesh, por edhe provë force që kalon nga individët te shtetet. Ajo që dua të theksoj ishte se m’u pohua mbështetja e shumë vendeve partnere nga SHBA dhe shtetet kryesore të Europës. E nisa rrugë këtë pa marrë një garanci nga dy anëtarë të Këshillit të Sigurimit, ndërsa Anglia, Franca, Kina, Japonia dhe vendet e Azisë më dhanë mbështetje të madhe, ku isha afër finishit.

Loja politike për Presidentin tregoi se zoti Berisha mbetet master in command. Ndodh kjo sepse është i aftë, sepse nuk i intereson asgjë veç kampit të tij politik, se ju, kundërshtarët e tij jetoni në një botë tjetër, apo thjesht jeni lojtarë më të dobët se ai?

Jo, ne po të duash e ngremë zotin Berisha në piedestal, por kjo s’është e vërtetë. Së pari duhet të themi që Berisha bëri presion maksimal, duke thënë pikërisht këtë që thatë ju se PD do zgjedhë në postin e Presidentit një nga figurat drejtuese të saj. Më pas po i njëjti njeri tha që do zgjedhim një njeri nga qarqet e diplomacisë dhe jurisprudencës dhe dolën me kandidaturat e zotit Xhezair. Më pas kaluan me kandidaturën e shoqërisë civile dhe më pas kjo krizë përfundoi te kandidatura e tretë, e cila doli fituese në raundin e katërt.

Ishte krizë apo ishte lojë?

Le ta marrim pak më me ngadalë. Nëse do ecim me këtë logjikë dhe të mendojmë se kemi të bëjmë me një opozitë që është naive dhe ia ka lënë në dorë personit të fuqishëm, mendoj se ka një këndvështrim tjetër, sepse shpesh lihen anash ato që bën mazhoranca dhe merren me atë që bën opozita. Unë mendoj se menaxhimi i çështjes presidenciale nga ana e mazhorancës është një proces i gjatë krize me oscilacione, kundërthënie dhe kam frikë se çështjen e kundërshtarit të fortë e lënë

pak në hije qoftë për zotin Berisha, qoftë për mazhorancën. Duhet thënë që mazhoranca hyri e dyzuar me thënie e kundërthënie, kishim një Berisha që thoshte se dua të zgjedh një përfaqësues të lartë të PD-së dhe kishim një LSI që thoshte jo duam konsensus të

gjerë dhe jo figurë të PD. Më pas loja u ashpërsua dhe mendoj se një pjesë që ka të bëjë me dy kandidatët e parë nuk lidhet me presionet me mosdhëniet e kompromisit nga ana e opozitës, por lidhet me zhvillimet brenda radhëve të mazhorancës. Unë mendoj se koha, detajet, kalimi i verës dhe temperaturave të larta do të japë vlerësim që rënia e dy kandidaturave dhe dështimi i mazhorancës në prodhimin e një kandidature solide për Presidentin e Republikës, ishin pjesë e një krize të brendshme të saj, jo e një naiviteti nga ana e opozitës.

Zgjedhja e Nishanit, rezultat i veprimit dhe mosveprimit të tre të mëdhenjve. Si e komentoni këtë konstatim të ambasadorit amerikan?

Unë nuk e di kontekstin, por mendoj se ambasadori ka bërë një tipizim të një procesi që nuk prodhoi një kandidaturë solide. Sepse në thelb nuk pati një proces të mirëfilltë për një kompromis bindës, në këtë histori, por ajo që është më shqetësuese është se gjithë kjo eksperiencë politike e zotit Berisha që e dinte shumë mirë që për të marrë një notë të fortë kaluese në procesin e integrimit, i duhej një president që të kishte OK e opozitës. Ai që në fillim eci me një plan

të vetin, me një plan që e përjashtoi opozitën dhe këtë duhet ta

themi, ashtu siç është, mendoj që taktika që Europa duhet ta pranojë Shqipërinë kështu siç është me këtë kostum që ka, e cila rrotullohet rreth një individi, dhe sot aktualisht ne që flasim Presidentin, qeverinë, Parlamentin, pothuajse gjithë institucionet i kemi me vulën “Made in PD”.

A nuk do kishte sens zoti Majko, që në raund të katërt kur kjo

mazhorancë do testonte votat e saj, dhe në fakt vetëm me tri vota plus, nga minimumi kushtetues u zgjodh Presidenti…

PD, sot që flasim mbush 7 vjet në pushtet. Ka provuar të gjithë

përfaqësuesit e sistemit nga maja deri poshtë te këmbët dhe President zgjodhi zotin Topi, zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm,  mos vazhdojmë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sot sistemi sido që ta marrësh është në duart e PD-së, dhe sot ata deklarojnë se ka dështuar. Nuk i kishte ardhur radha që t’i thuhej opozitës se kush janë kandidatët e saj? Mendon se është bërë kjo pyetje ndonjëherë në tavolinën e bisedimit?

Mendoni se kryetari juaj i ka hedhur emrat?

Unë mendoj se nuk është hedhur….

Kryetari juaj ka hedhur emra, është folur se është hedhur emri juaj…

Mendoj se ka pasur një debat shumë të koklavitur për sa i përket

procedures. Edi Rama në djeninë time ka vendosur mos t’i hyjë detit në këmbë duke hedhur në tavolinë emra si gogla, që do viheshin nën goditje pa asnjë rezultat nga ana e mazhorancës.

Po, është e vërtetë, më ka thënë, më ka marrë në telefon, Pandi në një moment kam përmendur emrin tënd. Por kjo ishte jashtë çdo lloj konteksti, në biseda paraprake, unë mendoj se bisedat kanë qenë të një natyrë të tillë dhe nuk janë lejuar hapja e bisedave të kësaj natyre për të zgjedhur një kryetar shteti që të kishte vulën edhe të mazhorancës dhe të opozitës. Procesi filloi dhe mbaroi nën presionin e krizës së brendshme të mazhorancës. Kjo duhet thënë kështu siç është.

A u konsultua zoti Rama me ju dhe liderë të tjerë historikë të PS?

Në përgjithësi ka pasur një konsultë, ne kemi pasur komitetin politik, kryesinë në një rast, por mendoj se sado që të angazhohesh apo të japësh këshilla, dhe të merresh me njerëz të tjerë, gjithçka është edhe prodhim i rrethanave në të cilat është tryeza. Sado që unë përpiqem të vlerësoj gjithë veprimtarinë e Ramës dhe Ruçit, jam i vetëdijshëm, sepse kam qenë në pozitat e tyre në politikë, gjithçka që prodhon

është produkt i rrethanave që s’e ke tënden, por e ke edhe me mënyrën se si duhet të reagosh përballë kundërshtarit.

Mendoni që ndoshta Fatos Nano mund të kishte hapur së paku garën në raundin e katërt?

Fatos Nano, në një mënyrë apo një tjetër, i dhuroi një fushatë skenës politike. Pse jo edhe PD. Por nuk besoj që do të kishte të garantuar një fitore në sensin e futjes në garë, sipas meje ishte e sigurt se futja në garë…

Ama do ta stresonte kundërshtarin..

Po flasim për rezultatin jo për stresin. Nëse do flasim me logjikën e stresit, tërheqja e kandidatëve të mazhorancës nuk është pak. Por unë mendoj dhe ia kam thënë Fatosit se është mbyllur historia se nëse ai do të konkurronte përballë një kandidati të mazhorancës, ai do të humbiste. PD do e votonte kundër dhe kam përshtypjen që do kishte vota kundër edhe nga e majta.

Pra ju mendoni se dhe nga grupi i PS-së do të kishte rrjedhje votash kundër zotit Nano?

Për të qenë i sinqertë, po.

Për çfarë arsye?

Mendoj se pas 2005-s ka pasur goxha ankesa, që do të shpreheshin në votimin e fshehtë. Mënyra e të sjellit të Fatosit në perceptimin e shumë socialistëve kishte krijuar irritim në momente të caktuara. Këtë që po të them ia kam thënë edhe vetë Fatosit, dhe mendoj se ky acarim pas 2005-s që në perceptimin e socialistëve që shpesh e kishin parë të ulej me përfaqësuesit e së djathtës në kulmin e fushatës elektorale, do të sillte një efekt domino, që do ta vinte emrin e tij në këtë siklet që

do bënte që votat e së majtës do të shkonin djathtas. Do të kishte socialistë që do të preferonin të kishin një president të djathtë sesa Fatos Nanon, president.

Mos më thoni që ky ka qenë shqetësimi i lidershipit të PS-së që të shpëtojë Fatos Nanon nga denigrimi…

Jo, nuk ka qenë shqetësim kjo është një mënyrë e imja e të parit të gjërave se si shpesh ndodhin gjërat, por kjo pyetje meritonte

përgjigjen se po të kishim vënë Fatos Nanon në garë në raundin e

katërt ai mund të merrte votat e PD. JO. Unë po e them troç nuk do të merrte, madje mund të ndodhte absolutisht e kundërta, dhe do të krijonte mundësinë që përballë tij të vendosej një kandidat shumë herë më i fortë sesa ministri i Brendshëm dhe me garanci të plotë fitoreje.

Ju thatë që e keni takuar zotin Nano, si ju është dukur ai? Karrocier i dehur i së majtës apo pjesë e shpirtit të revoltuar opozitar për dështimin e radhës përballë Berishës?

Jo, jo. Ai është politikan profesionist dhe mendoj që kandidimi i tij për president është më tepër një kthim politik sesa një kërkesë me se s’bën President i Republikës.

Sa serioz duket paralajmërimi i anëtarit të Asamblesë, Fatos Nano, për një lëvizje që kërkon rilindje socialiste para rilindjes shqiptare?

Që Fatos Nano ka të drejtën e Zotit të kthehet në politikë, këtë s’e mohon askush. Por t’i thotë PS-së, një vit para zgjedhjeve se do të vij unë të zëvendësoj kryetarin e partisë, këtë…dhe ai vetë nuk besoj se mund ta mendoje si një logjikë që është për t’u vlerësuar në këto kushte që ndodhet e majta, PS dhe opozita. PS nuk ka komoditet sot që të shikojë edhe njëherë një konkurrim të ri sa dhe të vjetër se kush do jetë kryetari i PS-së, një vit para fushatës.

Si e pritët lajmin e darkës së famshme të Gjirit të Lalëzit?

Çfarëdo lloj përgjigje që të jap unë e di që do bësh ironi.

Jo s’do bëj ironi, mjaft të më thuash të vërtetën…

Në fillim u mërzita, mendoj që është e shpjegueshme dhe e imagjinoj, që do kishte një takim mes Ramës dhe Metës, por nuk e mendoja që do shkonte në shtëpinë e Metës për çdolloj arsye.

Jua tregoi vetë zoti Rama apo e morët vesh nga mediat?

E mora vesh nga miq të tjerë, e mora vesh punë orësh që ai ishte duke darkuar. Mora vesh se kush kishte qenë interlokutor. Në fillim u mërzita jashtëzakonisht, dhe nuk e kuptova dhe për interlokutorët, ata më mërzitën më tepër. Por problemi sot mund të bëjë edhe pyetjen tjetër. A iku Rama për të ulur kokën përballë Metës, për t’i kërkuar falje për ndonjë gjë. Ai iku për të harruar katër të vrarët e 21 janarit, se ishte penduar për diçka, se ishte fiksuar për t’u bërë Kryeministër dhe kjo ishte rruga më e shkurtër. Mendoj se arsyeja, bazë ishte se Rama donte të sfidonte një skemë për zgjedhjet presidenciale në Shqipëri. Donte të realizonte një presion të brendshëm në mazhorancë, ashtu siç ajo ndodhi në fazën e parë. Mori një risk të madh duke e kryer atë veprim, por në fund mendoj se plani i tij ishte ajo që shkroi në editorial, ai donte rrëzimin e qeverisë të Sali Berishës.

Me atë plan ai dështoi e dështoi, por në planin e brendshëm të PS ky raport me Metën ka lënë gjurmë negative?

Jo, mendoj se me zhvillimet që ndodhën sot askush, në radhën e

analistëve që shpesh i kam dëgjuar të thonë se një nga problemet e PS-së në zgjedhjet e ardhshme ishte marrëdhënia me LSI dhe kjo ishte kthyer në ritual. Sot mendoj që secili e ka një përgjigje që LSI në momentin fundor vendosi të votojë një kandidaturë nga PD.

Pra Rama i doli borxhit…

Ish-ministri i Brendshëm i PD-së, i dyti një vit para zgjedhjeve LSI rifreskoi qeverinë që do të thotë se sot LSI përballë gjithë llojit të pikëpyetjeve e ka dhënë një përgjigje në mënyrë elokuente.

Pra ju nuk shikoni në një të ardhme PS-LSI?

Po të shikojmë rrethanat mendoj se janë mjaft kokëfortë, nuk mendoj se sot ekziston një fabul, një parti që ndryshon ministrat kemi të bëjmë me një rifreskim kontrate.

Jo më larg se të hënën Rama deklaroi se nëse LSI ikën nga qeveria, PS do bashkëpunojë me të. A është kjo deklaratë e konsultuar me kryesinë e partisë?

Nuk mendoj se gjërat e natyrave të tilla duhet patjetër të konsultohen me kryesinë e PS. Mendoj se gjithë kjo histori nga Gjiri i Lalëzit deri më sot ka dhënë përgjigje se çfarë duhet të bënte PS me LSI në sensin si do të shkojë e majta në zgjedhje. Këtë përgjigje më shumë se zoti Rama e ka dhënë LSI me dy vendimet e fundit, Presidentin dhe ndryshimet në qeveri. Ajo që i takon PS-së, është të shikojë majtas dhe djathtas se kush është opozitar në Shqipëri. Titullin opozitar në Shqipëri nuk ta jep PS-ja me mënyrën se si ta ofron bashkëpunimin. Sot ka parti të reja, në skenën politike, një mënyrë në atë që quhet jeta e rëndësishme e opozitës, dhe mendoj se gjithë perceptimin opozitar do të tregohet në një ditë në kutinë e votimit.

Ndërsa flirtohet me Metën, raportet me aleatët aktualë janë të tensionuara. Pse kjo klimë jo e mirë?

Sepse opozicioni ndan opinionin, kjo vjen edhe nga një situatë

thellësisht e mjegullt jo për faj të PS. Kjo do qartësohet në një

moment të dytë, duke afruar fushata zgjedhore, kampet do të ndahen dhe ka dy kampe, të paktën psikik, pavarësisht  problematikave, nuk them që gjithçka që ka bërë PS është e përkryer. Unë thashë së opozitë nuk të bën PS apo bashkëpunimi me të. Opozitar vendos të jesh vetë dhe pastaj vjen bashkëpunimi. PS i duhet një rifreskim i gjithë shikimit të atij që quhet spektri opozitar para zgjedhjeve të 2013, sepse ka ndryshime të mëdha.

Ndërkohë në skenën politike po lindin parti të reja. Aleanca kuqezi ka një platformë patriotike. Ju pëlqen?

Ta them hapur, qoftë partia FRD, qoftë AK, për mua janë aleatë të natyrshëm të opozicionit në Shqipëri, të një shtrese shoqërore që kërkon ndryshimin e PS-së. Ne duhet të ulemi me ta për t’i fiksuar ata në një ditë, në një kuti për një qëllim të përbashkët.

Mendoni se partia e zotit Topi të jetë aleate para apo pas zgjedhjeve?

Unë mendoj, para zgjedhjeve.

Edhe me aleancën Kuq e Zi?

Po. Derisa jemi opozitar ne de fakto bashkëpunëtorë jemi, ata na

shikojnë si bashkëpunëtorë. “Top Channel” është një televizion i pavarur që kritikat nuk i kursen as majtas dhe as djathtas. Por fakti se si e shikon, sytë e qeverisë, shpesh thonë, media pranë opozitës. Edhe ju jeni shpallur bashkëpunëtorë pa pasur një kontratë me PS. Sensi i bashkëpunëtorit që e shikon mazhoranca nuk është njësi matëse për opozitën. Unë mendoj se mësimet që ka nxjerrë opozita nga zgjedhjet që janë organizuar në këtë

qeverisje, e bëjnë të vlefshëm faktin se ne duhet ta plotësojmë

psikikën opozitare në një pikë, sot të ndash votën në opozita të

ndryshme është t’i japësh një shans më tepër këtij pushteti edhe për katër vjet të tjera.

Nëse nuk bashkoheni me AK, me FRD dhe gjithë fraksionet

e tjera opozitare ju nuk e kaloni finishin e opozitës?

Unë mendoj se opozita do ketë një problem shumë të madh duke hyrë në zgjedhje e duke konkurruar me veten. Sepse siç e kuptoj unë

pavarësisht nga dallimet e ndryshme, qoftë nga programet dhe

përfaqësimit të shtresave, qoftë kërkesat për më shumë identitetv si AK. Të gjithë na bashkon një mision, ne duam të ndryshojë kjo status quo. Është bërë një shtet partiak, monopartiak.

29.06.20102

Burimi: Gazeta Shqip

 

Majko: PS të shohë mundësinë për aleancë me AK dhe FRD. U mërzita nga takimi te Gjiri i Lalzit

Ish- kryeministri socialist, Pandeli Majko, në një intervistë të gjatë për Top Story, tha se nëse PS do kandidonte Fatos Nanon, ai nuk do merrte vota as nga vetë socialistët, pasi do kishte rrjedhje votash.

Majko tha se Nano ka të drejtë të rikthehet në politikë, por nuk është logjike që ai të kërkojë postin e kryetarit të PS në këto kushte ku ndodhet e majta.

Majko tha se është mërzitur nga takimi i Ramës me Metën në Gjirin e Lalzit. Ai shtoi se nuk ekziston mundësia e një aleance PS- LSI, nisur edhe nga veprimet e fundit të LSI në parlament. Ish- kryeministri socialist deklaroi se PS duhet të kthejë sytë nga Aleanca KuqeZi dhe FRD për aleanca. “Ne nuk mund ta kalojmë binishin e të bërit opozitë po nuk kthyem sytë nga AK dhe FRD,” tha Majko. Ai deklaroi se qeverisja është një kontratë e madhe shoqërore, për këtë arsye duhet bashkëpunuar edhe me parti të spektrit të djathtë.

29.06.2012

Burimi: Gazeta Tema

opozita politika ps 9 vite më parë
admin
Etiketime opozita politika ps
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Aksident i rëndë, dy të vdekur dhe 1 i plagosur (nga 2 burime)

Pasardhëse

PS reagon për referendumin: U shkel kushtetuta (nga 3 burime)

Të Ngjashme

PS, Shalsi: Ja skandali me reklamat qeveritare

admin 8 vite më parë

“Të vegjëlit”: Votojmë kundër Kodit Elektoral

admin 8 vite më parë

Lideri i opozitës: Nuk ka arnime në gusht dhe në shtator

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com