Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri një deklaratë mjaft interesante në lidhje me një telefonatë me presidentin amerikan, Donald Trump, bërë fundjavën e kaluar. Këtë ai e shpjegoi gjatë një konference për shtyp me presidentin e Izraelit në pallatin e Elizesë, kur tha se telefonatat me Trump janë si salçiçet, që është më mirë të mos e dish çfarë kanë brenda.
Të dy presidentët janë takuar për herë të fundit në 24 prill. Axhenda e ditës së parë të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron, duket se ka qenë e ngarkuar. Përpara takimit me homologun amerikan, Macron dhe bashkëshortja e tij kanë shëtitur përqark Uashingtonit dhe më pas i janë drejtuar Shtëpisë së Bardhë, ku ata u mirëpritën nga Donald Trump dhe zonja e parë amerikane. Dy presidentët kanë mbjellë edhe një pemë së bashku, përpara se të darkonin në Maunt Vernon.
Presidentët Trump dhe Macron kanë zhvilluar një marrëdhënie miqësore përgjatë vitit të fundit. Por gjithsesi nuk ia kanë dalë të gjejnë gjuhën e përbashkët në dy çështje të rëndësishme ndërkombëtare. E para marrëveshjen e Parisit për klimën dhe e dyta, marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Macron: ‘Telefonatat me Trump si salçiçet, më mirë …

“Bismarku thoshte se nëse i shpjegon njerëzve mënyrën si përgatiten salçiçet, ata nuk do t’i konsumojnë më. Edhe unë në këtë rast nuk dua të tregoj sesi zhvillohen bisedat mes meje dhe Trump, por dua t’i servirim publikut një produkt të qartë në fund”, tregoi Macron.
Një burim nga Presidenca franceze tha se Macron i kishte theksuar Trumpit në telefonatë se vendimi për të aplikuar taksa ndaj aleatëve ishte njëkohësisht “edhe i paligjshëm edhe gabim”.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
06.06.2018