Momente frike paraditen e kësaj të marte në Pallatin e Drejtësisë në Spezia-s të Italisë. Një grua shqiptare u shfaq e lyer me benzinë dhe me një çakmak në dorë. Duke kërcënuar se do vetëdigjej.
Sipas raportimeve të medieve lokale, gjykata kishte vendosur që gruaja të dëbohej nga banesa e marrë me qira. Masë që kjo që sipas legjislacionit italian jepet nga gjykata me kërkesën e pronarit. Në rastet kur qiradhënësi rezulton debitor.
Ndërhyrja e disa efektivëve të policisë gjyqësore shmangi tragjedinë. Në katin e parë të gjykatës, gruaja shqiptare, nënë e tre fëmijëve, spërkati trupin me benzinë.
Më pas hyri në sallën e avokatëve.
Disa prej këtyre të fundit lajmëruan agjentë të policisë gjyqësore. Ndërsa të tjerë folën me shqiptaren duke u mundur ta bënin të arsyetonte. Pasi u ndalua nga efektivët, shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, u dërgua në spital. Për t’iu nënshtruar një trajtimi të detyrueshëm mjekësor.
23.01.2018