Shtohen çdo ditë rastet e dhunës në familje. Rasti i radhës sot shënohet në Lushnje ku një person dhunoi vëllain e tij.
Besmir Lika 32 vjeç banues në lagjen 18 Tetori u arrestua për ushtrim dhune ndaj vëllait të vet.
Arrestohet pasi dhunoi vëllain, rriten rastet e dhunës në familje
Për motive të dobëta thonë burimet policore, burimet e Lajm-Shqip citojnë se motivi ka qenë për probleme pronësie.
Gjatë ndalimit të dhunuesit kontrolli policor në banesë i ka gjetur dhe 413 gr bimë narkotike e dyshuar canabis sativa.
Tashmë 32 vjeçari do u përgjigjet dy neneve të kodit të procedurës penale, atë për dhunë në familje dhe kultivues të bimëve narkotike.
Në harkun e një jave Fier-Lushnje janë ndalar 8 persona për ushtrim dhune në familje.
Mesatarisht çdo ditë një i ndaluar për dhunë…
Për lajm-shqip
Vladimir Muçaj